18.2 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

I riu me ‘Land Rover’ kapet me kokainë në Prizren, thotë se e ka për përdorim personal

Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga policia.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën ‘Ekrem Rexha’ në Prizren, ku një patrullë e Policisë ka ndalur një veturë të tipit ‘Land Rover’. Gjatë kontrollit, te shoferi 29-vjeçar, Policia ka gjetur tri qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

29-vjeçari është arrestuar menjëherë dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka deklaruar se drogën që i është gjetur, e ka për përdorim personal.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve apo substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit./Gazeta Sinjal

Më Shumë

Arrestohen dy prizrenas në Kukës, po trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri

Dy kosovarë janë arrestuar në Kukës, nën dyshimin se po trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri. Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarit janë Sh....

Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Kliko linkun: https://www.facebook.com/share/v/1JDFxBra1G/ Rasti ka ndodhur të premten, në...

Lajmet e Fundit