3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Ibrahim Kodra nga Gazmend Freitag

Gazmend Freitag
Ibrahim Kodra, laps në letër, 59,4 x 42 cm

Asie Duka

Bota është një mrekulli e përzier me tmerr, shpreh në veprën e tij ”Ibrahim Kodra “. Në pikturën e tij ai ka përfshirë botën mbarë, sepse u flet njerëzve për realitetin e tyre në secilin vënd, në mënyra të ndryshme. Ai dha një kontribut të pakrahasueshëm për Shqipërinë, për ato që e kuptojnë domethënien e veprës së tij. Çdo pikturë e tij është e shoqëruar me një lumë fjalësh. Për Kodrën mbyllja në vetvete është humbje e personalitetit, sepse njerëzit kërkonjnë siguri në një shoqëri uniforme, ai ishte kundër totalitarizmit, por edhe kundër demokracisë, nga mënyra se si praktikohet, sepse ajo detyrimisht përfshihet në totalitarizëm, ai ishte për aristokracinë ose për ata që e meritojnë, pra ai ishte për seleksionimin, pra të vlerësohet artisti që e meriton, zgjedhja të realizohet sipas aftësisë dhe meritës. Kodra  ç’mitizoi duke çuar drejt kritikës çdo ideologji, përfaqësuesi më dinjitoz, duke na befasuar dhe mrekulluar me pikturën e tij.

Ju zoti Gazmend Freitag, zgjodhët figurën me simbol të pikturës shqiptare për ta ngritur në piadestal ku ai aktualisht qëndron. Nuk ka gjë më tragjike se të shohësh sesi një vënd boshatiset dhe se si piktorët dhe krijuesit e tij e braktisin atë, njeri pa atdhe gjer kur atdheu të bëjë ”revolucion” vlere, për ti rikthyer vlerën. Ju zoti Freitag keni thënë, se çdo epokë në atmosferën e vet përmban ngjarje, të cilat kanë ndodhur e do të ndodhin, dhe se artistët, ju, nëpërmjet antenave delikate jeni në gjendje ti kapni ato, dhe t’i paraqitni në tablo, duke i shndërruar në art artin, atë që qëndron në ajër, i paqartë dhe i pashprehur.  A është personazhi i pikturës tuaj kaq i fuqishëm sa të ndikojë në histori?!

Unë them ajo që ju bëni ju është materializuar tashmë. Juve ju ka frymëzuar zoti Kodra saqë ju jeni vetë tani nje i tille. Të realizosh do të thotë të ekzistosh. Populli shqiptar nuk është aq i mprehtë, sado që thuhet se është inteligjent, sepse nuk arrin të kuptojë atë që ndodhet jashtë kufinjve të tij. Ju po përpiqeni të realizoni një ëndërr. Ç’është ëndrra për ju?! Ju nëpërmjet ëndrrës thoni se; imagjinarja është fantazia më e fortë, më e vërtetë, më e aftë, më e përshtatshme dhe që e paraqet realitetin si të dokumentuar. Ai që dëshiron të jetë realist gjithmonë është përkrahës i diçkaje. Piktori nuk gënjen ai paraqet bukur. Ëndrra është qëndrimi juaj ndaj botës. Piktura ju ndihmon të ekzistoni. Nëse do pushonit së pikturuari do ndjeheshit plotësisht i pashpresë, kështu jeni shprehur. Ngjyrat janë e vetmja gjuhë me të cilat mundoheni dhe vazhdoni të flisni. Në to ju gjeni atë që fjala e ka humbur. Ato janë fjalë, ligjërim, mirëkuptim, jetë që ju lidh me gjërat e tjera, me universin. Ju frikeni se mos zëri i tyre zhduket…! Me zell dhe dëshirë, ndiqe ëndrrën, mbroje kulturën.

9

Gazmend Freitag: Ibrahim Kodra, 2017

11

Gazmend Freitag, 2017.  © Keti Berisha

Më Shumë

‘Karvani Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë’ ndalet në Prizren, Totaj thekson rëndësinë e tolerancës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e “Karvanit Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë”, një projekt i mbështetur nga Fondacioni...

Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmimet Oscar

DokuFest bën të ditur se tetë nga nëntë këta filma janë shfaqur këtë vit në edicionin e 23-të, ndërsa Queendom ishte pjesë e festivalit...

Lajmet e Fundit