10.1 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

Jalen Riley – përforcimi i ri i Bashkimit

KB Bashkimi ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për fazën përfundimtare të stinorit, duke prezantuar basketbollistin amerikan Jalen Riley.

Playmaker-i 182 cm i gjatë, i cili pas tri ditësh mbush 33 vjet, sjell përvojë të madhe ndërkombëtare. Riley luan në pozitën organizator, por mund të aktivizohet edhe si “dysh” sipas nevojës së skuadrës.

Amerikani e nisi këtë edicion te FC Porto, ku në kampionatin portugez regjistroi mesatare prej 17.5 pikësh, 2.8 asistimeve dhe 2.2 kërcimeve për ndeshje. Me Porton zhvilloi gjithashtu dy paraqitje në Basketball Champions League dhe pesë të tjera në FIBA Europe Cup.

Më pas ai kaloi në Izrael te Elitzur Netanya, ku pati mesatare prej 7.3 pikësh, 2.9 asistimeve dhe 1.1 kërcimesh për ndeshje. Pas Portos dhe Netanyas, Prizreni bëhet destinacioni i tretë i tij për këtë sezon.

Bashkimi, që drejtohet nga trajneri malazez Igor Jovovic, aktualisht renditet i dyti në Superligë me bilanc 14 fitore e 7 humbje. Pas pushimit 10-ditor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, prizrenasit janë duke u përgatitur për shtatë xhirot e fundit të stinorit të rregullt, ku do të vendoset gjithçka për renditjen përfundimtare.

Karriera e Jalen Riley:

2013/14 – 2014/15: East Tennessee State Buccaneers (NCAA)

2015/16: Patrioti Levice (Sllovaki)

2016/17: Thor AK (Islandë)

2018/19: Palangos Kursiai (Lituani)

2019/20: Cholet (Francë)

2020/21: Porto (Portugali)

2021/22: VEF Riga (Letoni)

2022/23: PAOK (Greqi)

2023/24: Jiangsu Dragons (Kinë)

2024/25: Peristeri (Greqi)

2024/25: Stal Ostrow (Poloni)

2025/26: Porto (Portugali)

2025/26: Elitzur Netanya (Izrael)

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Bora fiton në Rahovec, vazhdon serinë pozitive në 2026

Bora ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në udhëtim, duke e mposhtur Rahovecin 029 me rezultat 77:85, në një ndeshje që e kontrolloi...

Besa fiton në Prizren

FC Besa Peja arriti një fitore të rëndësishme 3–0 ndaj FC Prizreni në javën e 22-të të Ligës së Parë të Kosovës. Me këtë triumf,...

Lajmet e Fundit