6.1 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Ibrahimovic: E godita qëllimisht Azpilicueta-n

Futbollisti suedez, Zlatan Ibrahimovic, ishte bërë protagonist në ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës, të zhvilluar mes Suedisë dhe Spanjës, duke goditur nga pas, mbrojtësin spanjoll, Cezar Azpilivueta-n.

Për fat të mirë të tij, ky gjest nuk u vërejt nga gjyqtarët e VAR-it për ta ndëshkuar me të kuq Ibra-n.

Por, a e bëri qëllimisht këtë sjellje jo-sportive Ibra? Në një intervistë për “The Guardian”, 40 vjeçari shpjegoi se e kishte bërë me qëllim këtë goditje, për të cilën nuk pendohet fare.

“Qëllova nga prapa Azpilicueta-n dhe e pranoj se e bëra qëllimisht. Nuk më vjen aspak turp që ta pranoj këtë gjë, pasi ai u soll keq me një nga shokët e mi të skuadrës”, deklaroi Ibra.

Mirëpo, sulmuesi i Milan-it e pranon që ky gjest nuk ishte aspak i mirë, por ai kishte një arsye të fortë për ta bërë atë.

Ajo që bëra ishte një budallallëk, por në një mënyrë doja t’i thosha që ‘mos bëj atë veprim ndaj meje, sepse e sheh çfarë të pret”, shtoi Ibrahimovic.

“Ai nuk më bëri asgjë mua, por i bëri shokut tim të skuadrës i cili nuk reagoi. Djemtë nga Suedia janë disa 20 vjeçarë të urtë, por unë jam aty për t’i mbrojtur dhe jam mendoj që pas asaj goditjes, Cezar e kishte kuptuar gabimin e tij”, tha mes tjerash Ibrahimovic.

Sa i përket ndeshjes, Suedia e humbi atë nga Spanja me rezultat minimal 1:0, çka bëri që spanjollët të kualifikohen direkt për në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndërsa Suedia tani kualifikimin duhet ta kërkojë përmes ndeshjeve të fazës play-off, pasi që përfundoi në vendin e dytë të Grupit B.

/Albanianpost.com

Më Shumë

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Sot derbi në Suharekë: Ylli përballet me Trepçën

Derbi i xhiros së 25-të në elitën e basketbollit kosovar zhvillohet sot në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli përballet me liderin Trepça në palestrën “13...

Lajmet e Fundit