6.8 C
Prizren
E martë, 23 Nëntor, 2021

Kongresi i Manastirit bashkoi shqiptarët

Mbajtur prej 14 deri më 22 nëntor 1908, Kongresi i Manastirit unifikoi alfabetin e shkronjave shqip.

Kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike dhe atë kulturore të shqiptarëve, në fillim të shek. XX, u mbajt për të shqyrtuar disa çështje të rëndësishme të lëvizjes kombëtare, në radhë të parë u paraqit me rëndësi shqyrtimi i çështjes së alfabetit të gjuhës shqipe.

 

Morën pjesë 50 delegatë të shoqërive, klubeve dhe organeve kombëtare të trevave shqiptare.

Kongresi ngriti një komision prej 11 delegatësh, ku: Gjergj Fishta u zgjodh kryetar komisioni. Në këtë komision ishin anëtarë: N. Mjeda, Gj. Qiriazi, M. Frashëri, S. Peci, Sh. Kolonja, L. Gurakuqi, Dh. Buda, B.Topulli, N.Vrioni, G.Cilka.

Pas mjaft diskutimesh mori udhë një alfabet i ri, i tëri mbështetur në alfabetin latin. Në fund, komisioni dhe kongresi vendosën që të lejohen si përdorimi i alfabetit të Stambollit, që kishte një përhapje të gjerë, ashtu edhe alfabeti i ri. Brenda pak kohe, alfabeti i ri u bë alfabeti i përbashkët e i vetëm për gjithë shqiptarët, që është alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe.

Në këtë kongres u morën vendime të rëndësishme, për çështjen e alfabetit, apo për ato politike, që ndihmuan për ngritjen në një shkallë më të lartë të kulturës e arsimit shqiptar, si edhe për bashkimin e mëtejshëm në luftën për çlirimin kombëtar.

At’ Gjergj Fishta, me një ndikim të fuqishëm në unifikimin e alfabetit të shqipes, duke e rikujtuar këtë ditë, shkruante:

“Ishim nga të gjitha skajet e Shqipnisë dhe të kolonive shqiptare ndër dhena të hueja. U treguam me të vërtet shqiptar sepse kurnjani nuk donte me i lëshue asnji fije penit nga mendimi i vet atij tjetrit. Kongresi duhej të shpërndahej pa marrë kurrnji vendim.

– U tërbova nga inati, U çova në kambë e u fola: – O burra shqyptarë, po a me të vërtetë do t’i lamë marre vedit para të gjithë botës?

– Po a mendoni ndopak se çka do t’u thomi shqyptarëve kur të na pvesin se çka keni ba ju dijetarët atje në Manastir?

 

– Çka do t’u thomi na njerzve të pashkollë që nuk dijnë as me shkrue as me këndue?… Na jemi që mendojmë me ba Shqypninë e si do ta bajmë atë kur na nuk duem me u marrë vesht ndërmjet vedit se si duhet me u shkrue germa A e ajo I?

– Burra po u flas me zemër në dorë se asht marre e turp e faqe e zezë me i lanë marre vedit para popullit shqyptar e para tanë botës, që pret dishka prej nesh e na të kthejmë pa kurrgja në dorë ndër shpija tona.

– Po ulnju burra, ulnju sheshit e pse të kalojmë edhe nji ditë ma shumë në kët vend, mos ta lamë duerbosh popullin që na pret!…

– Aferim! P.Gjergj!… Aferim të kjoftë, bërtiti më të madhë një hoxhë me mjekërr. Ai u çue në kambë e erdh drejt te un, e më puthi në ballë e më tha: – Kështu flet shqiptari që e di që asht shqiptar!…

Ulnju burra, – u tha, – ulnju këtu në shesh të zgjedhim një komisjon e në krye të vemë Pader Gjergj Fishten e vetëm komisjoni do të caktojë se shka duhet të bajmë sot-për të mirën e popullit shqiptar neser…

Fjala e tij u ndigjue me duartrokitje e më caktuen Kryetar të Komisionit të Kongresit të Manastirit, i cili do të delte bosh sikur mos të ishte tregue toleranca e eme që të pranojshm dy alfabete njiherit, atë të Stambollit që kërkonte Mit’hat Frashëri dhe kët që u vendos.

Kjo sjellje e eme në Kongres të Manastirit më ka kushtue mjaft shtrejt në jëtë sepse Abat Doçi, të cilin un e përfaqsova në atë Kongres m’u idhnue. E kur u ktheva më tha: Pater Gjergj, un të kam dijtë si nieri që nuk ban kompromis në jetë! …

Por Shqypnija nuk mund të bahej ndrysh…”

Më Shumë

Frikë nga sulmet, Klodian Çalamanin e dërgojnë në paraburgimin e Vlorës dhe e vendosin në izolim

Pasi gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, vrasësi i tetëvjeçarit, Klodian Çalamani është dërguar në paraburgimin e Vlorës. Arsyeja e...

I japin fund krizës në çift! Wanda dhe Icardi nuk përmbahen, puthje plot pasion para kamerave

Kriza mes Mauro Icardit dhe Wanda Naras duket se ka marrë fund! Ata kanë dhënë një shfaqje para kamerave, teksa në sfond kishin Kullën...

Prizren: Babë e bir që u plagosën nga grabitësit janë jashtë rrezikut për jetë

Dy burra, babë e bir, janë në gjendje shëndetësore stabile. Ata u plagosën të hënën mbrëma në biznesin e tyre, argjendari në qytetin e Prizrenit. Drejtori...

Përleshje për mungesë maskash mes sigurimit dhe qytetarëve në një qendër tregtare në Prizren (VIDEO)

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Prizren. Në një qendër tregtare në këtë komunë pak më parë ka ndodhur...

Mauricio Pochettino i gatshëm të largohet nga PSG dhe të bëhet trajner i Manchester United

Mauricio Pochettino është i gatshëm të largohet nga Paris Saint-Germain dhe të bëhet trajneri i ri i Manchester United pas shkarkimit të Ole Gunnar...

Kandidati i PDK-së në Dragash që humbi pas numërimit të votave të diasporës do të ankohet në PZAP

Votat e diasporës të cilat kanë filluar të numërohen pasditen e së martës, kanë përmbysur rezultatin në komunën e Dragashit ku po printe Partia...

A do të martohet sërish Jennifer Lopez?

Jennifer Lopez, e cila është në lidhje me Ben Affleck që nga muaji prill, tha për “Today” të enjten se ajo ende beson në...

Rriten edhe çmimet e barnave, 35 mjekë lënë sektorin publik për atë privat

Më rritjen e çmimit të produkteve ushqimore janë rritur edhe çmimet e barnave, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, kryetari i...

60 vjet nga vdekja e gjuhëtarit shqiptar, Aleksandër Xhuvani

Sot shënohet 60 vjetori i vdekjes së gjuhëtarit shqiptar, Aleksandër Xhuvani. Veprimtarinë e nisi si mësues në Kolegjin Arbëresh të Shën Dhimitër Koronës, për t’u...

Sandra Bullock: Vajza ime do të jetë presidente e ShBA-së!

Aktorja e njohur Sandra Bullock ka deklaruar se vajza e saj 9 vjeçare Laila do të bëhet presidente e SHBA-së. Gjatë një paraqitjeje në People...

Operohet pronari i argjendarisë që u plagos në Prizren, operimit do t’i nënshtrohet edhe djali i tij

Gjendja shëndetësore e dy të plagosurve në tentim-grabitjen e mbrëmjes së kaluar në Prizren është nën kontroll. Kështu tha për Klankosova.tv drejtori i Spitalit Rajonal...

Kampionati portugez: Dyshime për evazion fiskal

Drejtësia portugeze njoftoi të hënën e 22 nëntorit se kishte kryer dhjetëra kërkime. Hetimi lidhet me dyshimet për evazion fiskal sa i takon transferimeve të...

Kështu tallej live me Policinë e Kosovës 29-vjeçari që u arrestua për tentim-grabitjen e armatosur në Prizren

Leutrim Latifi, emër i njohur nga autoritetet e rendit për kryerje të grabitjeve të armatosura në vitet 2018-2019, ka përfunduar sërish në pranga të...

Publikohet dokumenti i komunikimit diplomatik mes Rugovës dhe britanikëve

Daut Dauti ka publikuar për herë të parë disa dokumente nga komunikimi i ish presidentit historik Ibrahim Rugova me zyrtarë britanik. Sipas Dautit këto dokumente...

Burri rreh gruan në Rahovec, ajo merr fëmijët e shkon tek familjarët e vet

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime,...

Bizneset paralajmërojnë protesta, s’do të respektojnë asnjë masë të re

Moslirimi i masave nga ana e Qeverisë dhe mungesa operimit të plotë të bizneseve, ka bërë që këto të fundit të drejtojnë akuza në...

Lajmet e Fundit