26.8 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Inspektorati inicion rrënimin e ndërtimit pa leje në “ABI Çarshi”

Zyrtarët e Drejtorisë së Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, të premten, kanë iniciuar veprime për rrënimin e tejkalimit në ndërtim në kompleksin “ABI Çarshia”.

Sipas tyre, vendimi për rrënim të dhunshëm është nxjerrë pasi që pala nuk ka respektuar vendimin e MMPH-së e as aktet e DI-së lidhur me këtë çështje, shkruan sot Koha Ditore.

Në të njëjtën kohë drejtuesit e DI-së kanë akuzuar investitorin, por edhe institucionet e tjera ligjzbatuese për provokime e bllokada në ekzekutimin e vendimit.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e kompanisë “ABI” kanë vlerësuar se veprimet e Komunës së Prizrenit janë të motivuara nga inatet politike dhe se DI-ja në këtë rast është duke vepruar në mënyrë të paligjshme, pasi tejkalimi, sipas tyre, është në pronë private dhe se tashmë Ligji i ri për legalizimin e objekteve me tejkalim mundëson trajtimin e këtyre rasteve. Përderisa palët kanë ofruar qëndrime diametralisht të kundërta rreth kësaj çështjeje, deri në momentet e raportimit nuk ka filluar rrënimi i ndërtesës me tejkalim të lejes ndërtimore.

Drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Islam Thaçi, gjatë ditës para gazetarëve ka deklaruar se në ekzekutimin e DI-së të vitit të kaluar pati ndërhyrë MMPH-ja, me nxjerrjen e një vendimi, me të cilin ka urdhëruar të dyja palët, pra DI-në dhe investitorin, që ta respektojnë atë

Më Shumë

65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Nisma Socialdemokrate hap sot fushatën zgjedhore në Prizren

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka njoftuar se sot do të mbajë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në këtë qytet, me një ngjarje publike që...

Lajmet e Fundit