18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Ja kush do të jenë disa nga ministrat e zv. ministrat e AAK-së?

Ramush Haradinaj 1Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila pritet që ta drejtoj qeverinë e ardhshme, ka nisur tashmë që të diskutoj emrat e atyre që do të mund të jenë ministra e zëvendësministra në kabinetin qeveritar të Ramush Haradinajt.

Gazeta Blic nga burime të saja brenda AAK-së ka mësuar se kreu i partisë, i cili njëherësh është edhe i nominuari i koalicionit LDK- AAK-Nisma për të qenë kryeministër dhe që ka mbështetjen edhe të Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj, ka përzgjedhur disa nga emrat që mund të jenë ministra e zëvendësministra.

Sipas këtij burimi, Haradinaj ka bërë selektimin e emrave të parë që do të ngarkohen me postet e ministrave, zëvendësministrave dhe të këshilltarëve.
“Zotimi i Haradinajt është se do të punohet me njerëz të rinj, të pastër dhe të përgatitur”, ka thënë ky burim.

Aderimi më i ri i AAK-së, Laura Kryeziu është emri më i preferuar për ta drejtuar një nga dikasteret e qeverisë së ardhshme. Pas saj, vjen Besnik Tahiri, i cili ka qenë kandidat i AAK-së për kryetar të komunës së Prishtinës dhe një ndër njerëzit më të besueshëm të kreut të AAK-së.
Një vend në kabinetin qeveritar pritet ta zë edhe profesori nga Amerika, Zenun Halili, i cili tash e sa vjet është profesor edhe në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.

Kryesuesi i departamentit të Shëndetësisë në AAK, Talat Gjinolli poashtu është një nga emrat e mundshëm që të marrë nën drejtim një nga dikasteret e qeverisë, pasi të krijohet qeveria e ardhshme, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, si emra të mundshëm që të jenë në poste të zëvendësministrave dhe të këshilltarëve politik janë edhe: Gent Begolli, Musa Gjakova etj.

Këshilltari kryesor i Ramush Haradinajt, Avni Arifi i ka thënë Gazetës Blic se në AAK askush nuk ka diskutuar për emrat e mundshëm qoftë të ministrave, zëvendësministrave e as të këshilltarëve politik, që mund të jenë pjesë e kabinetit të ardhshëm qeveritar. Ndërkaq, dy partitë tjera partnere të koalicionit, ata të LDK-së dhe ata të Nismës për Kosovën ende nuk kanë nisur të mendojnë për emrat që do të mund të jenë pjesë e kabinetit qeveritar të Ramush Haradinajt.

Si nga LDK-ja poashtu edhe nga Nisma për Kosovën kanë thënë se janë në pritje të certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së, për të parë se kush ka arritur të futet në Kuvend e kush jo, në mënyrë që pastaj të bëhet edhe ndarja e posteve ekzekutive.

Më Shumë

Sot mot me diell dhe vranësira – priten shkarkime rrufesh e breshër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende- vende do të...

Përfundon ndërtimi i fushës sportive në shkollën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Planejë

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren, Adem Morina, ka vizituar sot fshatin Planejë, me rastin e përfundimit të tërësishëm të ndërtimit të...

Lajmet e Fundit