9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Jacobson: Të mos rrezikohet legjitimiteti për një numër të vogël të njerëzve

Mosthemelimi i së ashtuquajturës gjykatë speciale, duket se vazhdon të jetë preokupim i vazhdueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikë, kjo pasi ambasadorja e këtij vendi vazhdimisht po iu bënë thirrje udhëheqësve shtetëror që ta themelojnë këtë gjykatë.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe të mërkurën me rastin e aktiviteteve të USAID-it “Angazhim për Barazi”, duke thënë se Qeveria e Kosovën nuk duhet të rrezikojë legjitimitetin e vazhdueshëm dhe reputacionin, për shkak “të një numri të vogël të personave që mund të akuzohen”.

Ajo theksoi se janë duke pritur nga Qeveria që të pranojë draftin e fundit për Dhomat e specializuara që është prezantuar nga Brukseli.

“Shpresoj që Qeveria të marrë një vendim së shpejti rreth kësaj, që të dërgohet në Kuvend dhe edhe Kuvendi të marrë vendimin e vet. Sepse, të gjithë e dimë se cila është alternativa e kësaj, nëse Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës nuk e miratojnë këtë, atëherë Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë strategjik të Kosovës nuk do ta bllokojnë këtë më në një proces në Kombet e Bashkuara. Prandaj thërras udhëheqësit politikë në Qeveri dhe në Kuvend që të lëvizin përpara, që të marrin vendimin e që të mos rrezikojnë legjitimitetin e vazhdueshëm dhe reputacionin e Kosovës, për hir të një numri të vogël të njerëzve që mund të akuzohen”, ka theksuar Jacobson.

Sipas saj, ka pasur shumë raunde të negociatave të zorshme, por se në fund këshilltarët ligjor dhe avokatët nga Bashkimi Evropian dhe Departamenti i Shtetit amerikan, kanë dalë me draftin e fundit, që konsiderohet të jetë më i mirë.

Rikujtojmë se Kuvendi i Kosovës ende nuk ka miratuar amendamentin për ndryshime Kushtetuese që i hap rrugë themelimit të së ashtuquajturës gjykatë speciale, me arsyetimin se ende nuk e kanë marrë draftligjin për Dhomat e specializuara nga Qeveria e Kosovës.

E për mos marrjen e materialit për këtë gjykatë, qeveria arsyetohet se nuk është përkthyer ende materiali në gjuhët zyrtare të Kosovës./KosovaLive/

Më Shumë

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin në La Liga, teksa ka realizuar gol në sfidën Cadiz – Mallorca. Vetëm 12 minuta iu deshën sulmuesit kosovar për...

Feronikeli ’74 merr tre pikë të arta në luftën për mbijetesë përballë Malishevës

Feronikeli ’74 ka marrë fitore të madhe ndaj Malishevës me rezultat 2-1. Ka qenë një pjesë e parë me shumë raste shënimi si për vendasit...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit