11.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Jona për rrëfimin e Nevilës: S’e di përse ma tha në finale!

Jona-Meridiani-ValeriNë shtëpi ndizen dritat dhe vendoset muzikë për zgjimin e banorëve. Ervini ishte banori i parë që u zgjua. Ai shkoi në kuzhinë për të bërë kafe. Pasi kaloi vështirësitë e para me ndezjen e ekspresit, ai shkoi tek banorët e tjerë, të cilët i ndihmoi me ndërrimin e baterive. Pasi i përshëndeti të gjithë, ai i kërkoi Valerit të pinin kafen bashkë, duke dalë të dy në oborr. Meridiani përgatiti mëngjesin dhe u ul së bashku me Jonën dhe Ervinin për të ngrënë.

Jona u tregoi për rrëfimin e Nevilës. Ajo shprehu dyshimet e saj në lidhje me faktin që Nevila është e virgjër.

“Se di përse ma tha në finale” – shprehet ajo, duke vazhduar të komentojë faktin se ajo ka pasur lidhje të gjatë.

Meridiani pohoi se ai ishte në dijeni të një lidhjeje të saj prej dy vjetësh, por për Meridianin ky rrëfim i saj nuk kishte asnjë lloj rëndësie, duke ndërruar temë.

Më Shumë

Aksion kundër fajdes në Prizren

Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar kanë zhvilluar sot një veprim policor në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën...

Policia shqiptoi rreth 1,900 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 896 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 12...

Lajmet e Fundit