8.7 C
Prizren
E premte, 30 Janar, 2026

Kabinet “kinez”

Kabineti kinezKabineti Qeveritar i Kosovës ka gjithsej 23 anëtarë. Shkaku i këtij numri të madh, jo pak analistë dhe oponentë politikë të partive në pushtet ironizojnë me të, duke e quajtur kabinet “kinez” – shprehje kjo që asocion mbipopullimin.

Në rajon vetëm shteti maqedonas ia kalon për kah numri Kabinetit Mustafa.

Ekzekutivi i fqinjit juglindor ka 26 anëtarë. Qeveritë e shteteve të tjera kanë kabinete më të vogla në numër. Kabineti Qeveritar i Malit të Zi ka 22 anëtarë, ai i Shqipërisë 21 anëtarë, i Serbisë 19 anëtarë, ndërsa i Bosnjë-Hercegovinës 17 anëtarë.

Kosova është diku një mijë herë më e vogël se Kina, gati në këtë raport ka popullatë më pak, ka një distancë rreth tetë mijë kilometrash me këtë shtet aziatik dhe popujt e të dyja vendeve nuk i takojnë, madje, as racës së njëjtë.

Kanë edhe formë qeverisëse të ndryshme, por kroatët kanë parë një ngjashmëri, shkruan Koha Ditore.

Kryetari i Zagrebit, Milan Bandiq, nuk ka hezituar t’ia thoshte në fytyrë këtë, një delegacioni kosovar që e kishte pritur në zyrën e tij gjatë verës së 2012-s. I ishte referuar numrit të madh të përbërjes së delegacionit, për të cilin kishte organizuar pritje.

“Hajdeni, por kështu vetëm delegacionet kineze vijnë…”, u kishte thënë Bandiq.

Mysafirët e kryetarit të Zagrebit kishin qenë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës dhe zyrtarë të Ambasadës së Kosovës në Zagreb.

Atyre u printe ministri i asaj kohe, Dardan Gashi, që me vete kishte edhe zëvendësin Ilir Mirena, si dhe Arben Çitakun, Mrikë Maculën, Gëzime Hasanin dhe Servet Spahiun. Delegacioni që përbëhej prej nëntë zyrtarësh ishte shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Kroaci dhe nga dy zyrtarë të tjerë të Ambasadës. /Koha Ditore/

Më Shumë

Luan Durmishi hyn në garë për San Marinon në Eurovision 2026

Këngëtari shqiptar Luan Durmishi ka hyrë zyrtarisht në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision Song Contest 2026. Ai po merr pjesë në...

Familjarët e të ndaluarve në Prizren u ankuan në KMDLNJ për shkelje të të drejtave

Pa ushqim e pa ujë thonë se mbetën për disa orë, të ndaluarit për dallavere me vota në komunën e Prizrenit. Madje në korridorin...

Lajmet e Fundit