27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

“Kam mbetur pa rroba”, Alketa Vejsiut i ndodh e papritura dhe kërkon ndihmën e fansave

Moderatores shumë të dashur nga publiku, Alketa Vejsiut i ka ndodhur një e papritur. Ajo ka humbur valixhen transit 5 ditë më parë në Vjenë.

Alketa ka postuar një foto në rrjetet sociale, duke treguar se ka mbetur pa rroba, vetëm me çantë dore dhe ndihet një njeri i gëzuar.

Madje, moderatorja ka kërkuar të ndajnë nga fansat e saj përvojat e ngjashme që mund të kenë kaluar, nëse i ka ndodhur edhe atyre e njëjta gjë.

“Kam 5 dite qe me ka humbur valixhja transit ne Vjene! Pa rroba, vetem me cante dore, ne kete udhetim do shikoni megjithate nje njeri te gezuar. Nese keni pervoja te ngjashme me thoni ju ka ardhur valixhja? Pas sa ditesh? Ku jua derguan?

Life is Fun”, ka shkruar Vejsiu krahas fotos, ku shfaqet në Vjenë.

Kujtojmë që aktualisht ajo po shijon ditët e nxehta të pushimeve. Ndërkohë, ka paralajmëruar që në shtator do të kthehet në ekran me projekte televizive të suksesshme.

 

Më Shumë

Shpërthen zjarr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar

Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” dhe “Ekrem Rexha” ka shpërthyer zjarr. Fatmirësisht nga ky rast nuk është lënduar askush,...

Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Kliko linkun: https://www.facebook.com/share/v/1JDFxBra1G/ Rasti ka ndodhur të premten, në...

Lajmet e Fundit