2.8 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Kamera vëzhguese në Prizren, në funksion të mbrojtjes së sheshit

Degradimi i hapësirës publike në rrugët e “Saraçëve” dhe “Farkëtarëve” ka shtyrë autoritetet lokale që të shqyrtojnë vendosjen e kamerave vëzhguese, me qëllim të identifikimit të keqbërësve, por edhe eliminimin e parkimeve pa leje të automjeteve.

Në këtë hapësirë, që lidh Hamamin e Gazi Mehmed Pashës me Shtëpinë e Kulturës e pastaj me Urën e Gurit, viteve të fundit janë dëmtuar shtyllat e ndriçimit publik dhe shumica e kubëzave ndriçuese, ndërkohë që automjetet vazhdojnë të parkohen pa leje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i Inspektorateve, Bujar Hasani, ka theksuar se Komuna do të vendosë kamera vëzhguese në këtë pjesë për të parandaluar degradimin e kësaj hapësire, që është pjesë e zonës historike të qytetit.

“Një pikë shumë e rëndësishme vrojtuese do të jetë e vendosur te Shtëpia e Kulturës, ku me anë të kamerave do ta përcjellim gjendjen aty, pasi kemi largim të blloqeve dhe automjete që parkohen, nga persona të papërgjegjshëm. Pra, do të ketë një kontroll”, ka thënë Hasani.

Më Shumë

Fermerët e Suharekës preken nga vërshimet, kërkojnë mbështetje

Fermerët e Komunës së Suharekës patën dëme të konsiderueshme në të mbjellat e tyre në ambiente të mbrojtura. Ata kërkojnë mbështetje nga institucionet lokale...

Gjendet i vdekur 39-vjeçari i cili ishte shpallur i zhdukur ditë më parë

Është gjendur i vdekur 39-vjeçari Avdyl Begaj nga Banja e Malishevës i cili ishte shpallur i zhdukur që nga data 18 janar i këtij...

Lajmet e Fundit