18 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

Kampioni i kikboksit vdes nga predha ruse në Ukrainë

Kampioni ukrainas i kikboksit, Maksym Bordus është vrarë në luftën e vendit të tij kundër Rusisë.

Bordus u vra në “luftime të ashpra kundër pushtuesve rusë”, sipas “Angels of Sports” (Engjëjve të Sportit), një faqe interneti ukrainase e cila dokumenton atletët që kanë vdekur gjatë luftës.

“Çdo ditë ai i afrohej fitores së Ukrainës me armë në duar, por nuk do ta shihte vetë”, thuhej në një deklaratë të “Angels of Sports”.

“Më 11 qershor 2023, kikboksieri Maxim Bordus u vra në beteja të ashpra kundër pushtuesve rusë. Ai është gjithmonë i buzëqeshur dhe i gatshëm për të ndihmuar në çdo kohë – kështu e kujtojnë shokët e rrethit sportiv”, vijonte njoftimi.

 

Maksym u bë fitues i çmimeve në dhjetëra turne dhe ishte kampion i Ukrainës në Shoqatën Botërore të Organizatave të Kikboksit.

Një peticion është nisur në Ukrainë që kërkon që presidenti Volodymyr Zelenskyy t’i japë Bordus pas vdekjes titullin “Hero i Ukrainës”.

Pretendohet se Bordus, i lindur në vitin 2000, ishte regjistruar për të luftuar për ushtrinë ukrainase në ditën e parë të pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt të vitit të kaluar.

Në peticion thuhej se Bordus u vra nga një predhë ruse ndërsa ishte në një mision luftarak në rajonin jugor të Zaporizhzhia.

Në prill, Ministri i Sporteve të Ukrainës, Vadym Guttsait tha se 262 nga atletët e vendit ishin vrarë në luftën me Rusinë.

Që atëherë numri është rritur, me “Angels of Sports” që raportojnë gjithashtu vdekjen e futbollistëve Vyavcheslav Savitsky dhe Oleg Bykhovets, si dhe një kikboksier tjetër, Sergey Podlyan, i cili la pas dy fëmijët e tij Mykhailo dhe Sofiyka. Albanian Post

Më Shumë

Edicioni i ri i garave në futboll nis më 16 gusht

Edicioni i ri garues 2025/26 në futbollin e Kosovës do të nisë në fundjavën e 16/17 gushtit. Të parat që nisin garat do të...

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Kompleksi 'Toni Residence' në Prizren nuk është thjesht një kompleks banimi – është vendi ku familja juaj gjen qetësinë, cilësinë dhe sigurinë që meriton. Me...

Lajmet e Fundit