19.2 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Kamza mposhti Prizrenin

Kamza Basket ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Prizrenit 16 me rezultat 91:96 (31:27, 20:30, 23:11, 17:28), në kuadër të javës së parë të Ligës Unike.

Vendasit e nisën ndeshjen me një seri prej 6:0, por kundërpërgjigjen mysafirët me shtatë pikë radhazi, për 6:7, ku më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjera, por në fund të çerekut të parë prizrenasit krijuan epërsi 31:25, ndërsa kjo pjesë përfundon 31:27.

Fituesit e Superkupës së Kosovës patën epërsi deri në tetë pikë në periudhën e dytë, 43:35, megjithatë nga ky moment skuadra nga Kamza hyn në një seri të suksesshme duke kaluar në epërsi 45:49, dhe ishte në epërsi konstante, duke mbyllur pjesën e parë me rezultat 51:57.

Basketbollistët e Prizrenit nuk u dorëzuan për të barazuar rezultatin në 63:63 në periodën e tretë, dhe kishin deri në gjashtë pikë epërsi, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 74:68. Sidoqoftë, në 10 minutat e fundit u zhvillua lojë interesante, ku Kamza barazon shifrat në 80:80, dhe në minutat e fundit ishte më e përqendruar, duke triumfuar me shifrat 91:96.

Te Prizreni 16 u dalluan Urim Zenelaj me 14 pikë e 11 kërcime dhe Ivan Koljeviq me 18 pikë e nëntë asistime, kurse te Kamza Basket u dalluan Matthew Eldrigde me 23 pikë e 11 kërcime dhe Abrian Edwards me 14 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime.

Më Shumë

Zero tolerancë ndaj keqpërdoruesve, aksione në rrjetin e ujësjellësit në rajonin e Prizrenit

Gjatë kësaj jave, KRU “Hidroregjioni Jugor” ka zhvilluar aksione të koordinuara në komunat e Prizrenit, Malishevës, Suharekës dhe Dragashit për evidentimin dhe shkyçjen e...

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Lajmet e Fundit