Kështu votoi diaspora për kryetar të Prizrenit

 

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat që kanë ardhur nga jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka marrë më së shumti vota (202) nga diaspora, kurse Shaqir Totaj i  PDK-së ka marrë 171 vota .

Kandidati i LDK-së, Anton Quni, ka marrë 106 vota, Zafir Berisha i Nismës, 6 vota dhe i AAK-së, Lulëzim Kabashi 17 vota.

Kandidati i pavarur, Milazim Lushaj, ka marrë 5 vota, kurse i AKR-së, Afrim Tejeci nuk e ka marrë asnjë votë./PrizrenPress.com/

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit