24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Kapja e 18 kg drogë në autostradë në Prizren, detaje nga rasti

Dy meshkuj janë arrestuar pasi policia u ka gjetur rreth 18 kg substancë narkotike, të llojit marihuanë.

Policia njofton se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy vetura, dy telefona si dhe prova të tjera që ndërlidhen me rastin.

Rasti ka ndodhur në Autostradë në Prizren, teksa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE /Autostradë Prizren-Veri  01.06.2022 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të dy veturave të tyre janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë rreth 18 kg. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy vetura, dy telefona si dhe prova të tjera që ndërlidhen me rastin. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Ekspertë nga Turqia trajnojnë stafin e Kardiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren

Prej 22 qershorit 2025, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren po qëndron një ekip i ekspertëve të kardiologjisë nga Universiteti...

Suharekë: Vdes burri i cili dyshohet se u rrëzua në vendin e punës

Një burrë nga Suhareka ka vdekur të hënën në QKUK, pasi më 18 qershor dyshohet se ishte rrëzuar në vendin e tij të punës. Policia...

Lajmet e Fundit