16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Lëndohet një person në vendin e punës në Prizren, dërgohet në spital

Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët pësojnë lëndime në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë është raportuar dje në rrugën ‘Tahir Sinani’ në Prizren.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren bëjnë të ditur se punëtori ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Sinjali mëson se deri te lëndimi dyshohet se ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së 41-vjeçarit i cili po pastronte kamionin e kompanisë ku punon.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe Inspektorati i Punës.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës’.

Më Shumë

Malisheva synon transformimin e fshatrave përmes investimeve kapitale

Komuna e Malishevës do të orientojë investimet e saj të ardhshme drejt urbanizimit të zonave rurale. Këtë e bëri të ditur kryetari Ekrem Kastrati...

Zyrtare: Ylli bëhet me trajner të ri

K.B. Golden Eagle Ylli është bërë më trajneri të ri. Trajneri i njohur zyrtarisht është emëruar në krye të bankinës së skuadrës nga Suhareka. Ylli përmes...

Lajmet e Fundit