7.9 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Katër të vdekur e 643 raste pozitive me COVID-19 të shtunën

Katër persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, janë shënuar edhe 643 raste pozitive, nga testimi i 4,285 të dyshuarve për koronavirus.

Ndërkohë numri i rasteve aktive është 14,639.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1,433 vaksina në tërë Kosovën.

Numri i të vaksinuarve me dy dozat deri më tani është 810,436 ndërkaq me dozën e tretë dhe përforcuese është 92,902.

Ndërkaq numri i dozave të administruara që nga fillimi i procesit të vaksinimit është 1,800,413.

Më Shumë

Nisin punimet për rregullimin e rrugëve në lagjen “2 Korriku” në Prizren

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, ka njoftuar se kanë nisur punimet për rregullimin e rrugëve dhe trotuareve në lagjen “2 Korriku”. Sipas tij, aktualisht po...

Rexhepi: Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka njoftuar se i ka dhënë Kuvendit të Kosovës një afat shtesë prej 34 ditësh për zgjedhjen e presidentit të...

Lajmet e Fundit