14.7 C
Prizren
E enjte, 1 Maj, 2025

‘Kauboji i Twitterit”: Përplasjet e Richard Grenellit me politikanët kosovarë

Ambasadori amerikan, Richard Grenell, dinë të tregohet një “kauboj i vërtetë” kur vie puna tek replikat në rrjetin social Twitter me politikanët kosovarë. Grenell dinë të përdor një gjuhë vulgare dhe të ashpër kur disa prej politikanëve kosovarë nuk i pëlqejnë idetë e tij.

Replikat dhe debatet e të dërguarit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Richard Grenell, për dialogun Kosovë – Serbi, nuk mungojnë asnjëherë me politikanët kosovarë në rrjetin social Twitter.

Niveli i debatit në këtë rrjet social shpesh dinë të jetë edhe i ashpër, si ky i fundit që pat Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Grenell, shkruan Gazeta Insajderi.

Replika dhe një gjuhë e ashpër u pa në mes Osmanit dhe Grenellit, pasi kryekuvendarja komentoi marrëveshjen e djeshme të Uashingtonit në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë qytetarëve dhe Kuvendit ato që i premtoi.

Ndaj kësaj deklarate reagoi ashpër Grenell, në rrjetin e tij social Twitter, ku ka shkruar se derisa Osmani ankohet, nuk ka ngritur asnjë shqetësim të vetëm e as nuk ka dhënë ndonjë ide.

“Marrëveshja ishte për njohje ekonomike. Është hap enorm. Për ju që tani të ankoheni se s’keni marrë më shumë është e çuditshme pasi që ju s’keni ngritur asnjë shqetësim të vetëm e as nuk keni dhënë asnjë ide të vetme. Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se që vetëm të ankohen. Kjo është për punët, jo vetëm simbolikë”, i ka replikuar Grenell Osmanit.

Një gjuhë të tillë, ambasadori Grenell e pati edhe me ish-zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, kur ky i fundit shkroi në Twitter, se një shuplakë e fuqishme në fytyrën e BE-së do të vie nga administrata Trump për sjelljen e saj raciste ndaj Kosovës shkaku i mosliberalizimit të vizave.

Ambasadori Grenell ka rishpërndarë postimi e Selimit duke e quajtur shkrimin si të pavërtetë. “Jo e vërtetë”, ka shkruar shkurt Grenell.

Diskutime tjera të tilla Grenell para disa muajsh ka pas edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli lidhur me çështjen e taksës.

Grenell kishte reaguar ndaj deklaratës së Veselit, i cili kishte kërkuar nga ish-kryeministri, Albin Kurti të mos ta largojë taksën 100 % ndaj Serbisë.

Grenell kishte shkruar në Twitter se ShBA kërkon heqjen e taksës dhe se Kurti ka të drejtë.

“Kadri, Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Kosova të heqë tarifat 100%. Ajo dëmton Kosovën dhe ndjek bizneset larg krijimit të vendeve të punës. Albini ka të drejtë për këtë”, kishte shkruar Grenell.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas njoftimit të sotshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme dhe me kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia.

E debati për taksën kishte qenë edhe më i “nxehtë” mes Kurtit dhe Grenell, derisa ky i fundit i kishte thënë ish-kryeministrit Kurti se është duke bërë gabime serioze rreth heqjes së pjesshme ndaj produkteve serbe.

“Ne nuk e mbështesim masën gjysmake të kryeministrit Kurti. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: tarifat duhet të hiqen krejtësisht, Zotëri Kurti po bën gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë sot presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, ishte shprehur Grenell.

Mirëpo Grenell nuk ka marr ndonjëherë replikë nga Kurti.

Përvec në një postim të tij, Kurti e kishte quajtur Grenellin një “Kaouboj”. Ky cilësim i Kurtit kishte ardh pas paralajmërimit të takimit të 2 shtatorit në Uashington i cili më pas ishte anuluar

“Grenell ia ka mësyrë kontestit Kosovë-Serbi si një coëboy i financave dhe medieve që nuk do t’ia dijë për historinë e shqiptarëve dhe vuajtjet e humbjet e Kosovës”, kishte shkruar Kurti.

Cka vlen të ceket janë edhe replikat e Grenellit me deputetët evropian kur është diskutuar për Kosovën.

Një “kauboj i vërtetë”, Grenell ishte treguar edhe me Viola von Cramon, deputetja gjermane në Parlamentin Evropian rreth çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. /Insajderi.org

Më Shumë

Spitali i Prizrenit planifikon zgjerimin e shërbimeve të kardiologjisë invazive

Në kuadër të projektit KSV/017, të zbatuar nga LuxDev, në Spitalin e Përgjithshëm ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’ në Prizren është mbajtur një punëtori për...

Liria fiton ndaj Trepçës në Prizren, barazon me pikë Drenicën në vendin e parë

Liria e Prizrenit siguroi një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Trepçës në stadiumin "Përparim Thaçi", duke arritur 46 pikë, sa ka edhe Drenica në...

Lajmet e Fundit