16.4 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Kërkohet që gjuha rome të jetë zyrtare në Prizren

Romët, jetojnë tradicionalisht në Prizren dhe janë aset i rëndësishëm për kompletimin e shoqërisë së larmishme të qytetit tonë, i cili njihet për harmoni në bashkëjetesë të të gjitha komuniteteve.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e “Grupit të Intelektualëve Romë në Komunën e Prizrenit” dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare e shoqërisë civile, kërkesa e të cilëve ishte që gjuha rome të njihet si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunë.

Me këtë rast, Totaj tha se përfshirja e gjuhës rome në përdorim zyrtar në Komunën e Prizrenit, do të trajtohet me seriozitetin maksimal, për ta shtyrë përpara si proces i cili është neglizhuar në të kaluarën.

Ai u shpreh se gjuha është jetike për njerëzimin e ky komunitet ka trashëgimi unike dhe ndër prioritetet e Komunës është mbrojtja e të drejtave të komuniteteve si dhe e të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, pa dallim./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Bashkëpunim ndërkufitar për fuqizimin e zanateve në Prizren

Kryetari i Odës së Prizrenit, Afrim Tejeci, së bashku me partnerët e projektit nga Handwerkskammer Koblenz (Gjermani), Dhoma Kombëtare Zejtare e Shqipërisë, Qendra Multifunksionale...

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 35°C

Moti për sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C,...

Lajmet e Fundit