Kështu duket fshati Ratkoc, të dielave në ditën e tregut

PIC_2904-840x420Ndonëse tregu i gjelbër dhe i gjësendeve tjera në fshatin Ratkoc të Rahovecit është funksional kohë më parë, megjithatë shumë tregtarë vazhdojnë të tregtojnë mallrat e tyre në trotuar.

Kjo po shkakton shqetësim serioz për banorët e këtij fshati, pasi që hapësira për lëvizje të lirë po ngushtohet dukshëm. Madje në rrugët e këtij fshati ku zhvillohet tregu ka pasur edhe persona të aksidentuar.

As policia dhe as inspektorët e tregut nuk e kanë parë të arsyeshme që të ndërhyjnë për të liruar hapësirat publike të fshatit. Të dielave banorët e fshatit Ratkoc janë të detyruar që të kufizojnë lëvizjet e tyre, sepse ka raste kur njerëzit bllokohen në shtëpitë e tyre, për shkak të parkimit të gabuar të njerëzve që vijnë për treguar/botapress/

Më Shumë

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Lajmet e Fundit