13 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Këto janë planet e kandidatëve të Prizrenit për punësimin dhe adminstratën

Kandidati i PDK-së për Prizrenin, Shaqir Totaj ka treguar planet e tij për punësimet dhe adminstratën.

“Me një reformë të administratës publike do të kemi më pak burokraci, më shumë trasnsparencë, rritje të efektivitetit të administratës publike”.

“Nëse flasim për punësimin, ekzistojnë kritere ligjore strikte kur bëhet fjalë për shërbyesit civilë, do të insistojë që këto kritere të zbatohen që të kemi punësim që bazohet në kualitet”.

“Poashtu me një vlerësim të rregullt të performancës, do të arrijmë që shumë gjëra negative të eleminohen, të rritet llogaridhënia dhe të rrisim transparencën”.

“Kur bëhet fjalë për punësim në sektorin publik ka procedura ligjore strikte dhe s’mund të ketë asnjë marrëveshje jashtë kësaj, nuk do të bëhen punësimet në bazë të çelësit partiak”.

Totaj në Magazina Lokale në Klan Kosova  ka treguar edhe për planet e tij për punësimet në sektorin privat.

“Sektori privat, mendoj se komuna atë që mund të bëjë është të krijojë klimë më të të mirë për investime, për hapjen e bizneseve të reja që të kemi ofertë më të mirë për pranim të të rinjve në punë”.

Në ndërkohë, në Magazina Lokale në Klan Kosova, edhe kandidati i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka ka shpalosur planet e tij për administratën dhe punësimet.

“Administratë – pika e parë që është shumë e rëndësishme është transparenca radikale në aspektin e të gjitha procedurave në komunë, punësimet, shpenzimet, prokurimi, do të jenë të publikuar në ueb-faqen e komunës ashtu si edhe përmes mediave”.

“Në aspektin e adminstratës kemi paraparë krijimin e zyrës “One Stop Shop” ku qytetarët kur u duhet një letër në komunë nuk duhet të enden andej këndej por në këtë zyrë do të marrin të gjitha dokumentet në një vend”.

“Në aspektin e punësimit në përgjithësi, ne thamë se punësimi i të gjithëve do të jetë i hapur për komunitetin, varësisht nga drejtoria, do të kemi pjesëmarrje të shoqërisë civile”.

“Do të bëjmë edhe funksionalizimin e Parkut të Biznesit, hapjen e Qendrës për Inovacion për të rinjtë, derisa më e rëndësishmja është programi për zhvillim, kemi disa pika kyçe”.

“Pika kyçe është identifikimi i ideve për prodhimtari ku ndërmarrësit që kanë ide, do të zhvillojnë biznes plane dhe do t’i prezantohen mërgatës tonë që duan të investojnë në Kosovë”.

Interesante

Më Shumë

Kampionët fitojnë në Prizren

Trepça ka triumfuar në Prizren ndaj Bashkimit me rezultat 71:88 (15:17, 17:20, 13:24, 26:27). Tashmë mitrovicasit udhëheqin me seri 2:1, raporton PrizrenPress. Te vendasit pesë basketbollistë...

Mot me diell dhe vranësira në vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vikend do të mbajë mot me diell dhe i vranët. Në njoftimin e lëshuar për...

Lajmet e Fundit