14.8 C
Prizren
E premte, 10 Maj, 2024

Kim Mehmeti: Kosova, viktimë e disa ‘hienave’ politike!

Kim mehmetiPublicisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, ka reaguar ndaj vendimit të dy partive politike në Kosovë, për bashkëqeverisje.

Në një postim në Facebook, ai ka konstatuar se u deshën gjashtë muaj pritje që të shihej më qartë diçka që dihej prej moti: se disa partiakë, Kosovën e ndjejnë si pronë të vetën.

Ja postimi i plotë i tij:

Thonë se PDK-ja e LDK-ja më në fund janë marr vesh si do e sundojnë Kosovën! Në ndërkohë, u deshën gjashtë muaj pritje që të shihej më qartë diçka që dihet prej moti: se disa partiak të atjeshëm, Kosovën e ndjejnë si pronë të veten! Sa keq për rininë e mrekullueshme kosovare, rini që jeton e izoluar nga e tërë bota, rini të cilës ia harxhuan shumë nga vlerat me të cilat mburrej shqiptaria, përfshi edhe atë më të vlefshmen: se burri nuk vdes kur jep shpirt, por kur nuk ka turp nga asgjë! Pra, sa keq për rininë që duhej të jetonte në Kosovën e ëndrrave të paraardhësve të tyre, por e cila Kosovë gjithnjë e më shumë i ngjanë viktimës së lënë në mëshirën e disa ‘hienave’ politike!

Më Shumë

Lajmet e Fundit