Klopp e vlerëson maksimalisht Xherdan Shaqirin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shprehur shumë i kënaqur me debutimin e Xherdan Shaqirit në skuadrën e tij, e cila arriti fitore bindëse (4:1) ndaj Manchester Unitedit.

“Nuk është normale të përshtatesh aq mirë me stilin e lojës pas vetëm katër ditësh në klub. Ne donim ta ndihmonim atë në mënyrë që pozicioni i tij të mos jetë shumë i komplikuar. I dhamë liri të madhe. Shaqiri ishte më mirë seç kam pritur”, ka thënë Klopp.

“Në momentin që Shaqiri nënshkroi me ne, ai dëshiroi t’i bashkohej menjëherë ekipit në stërvitje, ani pse ishte vetëm një javë pas Botërorit. Por unë i thash ‘jo, jo, jo’. Ai u kthye pas disa ditësh dhe ishte shumë i emocionuar. Për Shaqirin është një moment i mirë në karrierën e tij, pas eksperiencave te klube si Bayern Munchen, Inter apo Stoke”, ka shtuar tekniku gjerman.

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit