15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit Kukajan.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, shuma e parave në kuletën që e ka gjetur 15 vjeçari, ka qenë në vlerë prej 153 euro.

“Më 18.06.2026, rreth orës 19:00, kur një fëmijë 15-vjeçar, duke lëvizur me biçikletë në rrugën Dragash–Brod, afër fshatit Kukajan, gjeti një kuletë me dokumente dhe para në vlerë prej 153 euro. Ai menjëherë e dorëzoi kuletën në Stacionin Policor Dragash, ku pas identifikimit të pronarit përmes dokumenteve, ky i fundit u kontaktua me telefon”- thuhet në njoftim.

Policia më tej bën të ditur se më 19.06.2026, personi që kishte humbur kuletën u paraqit në stacionin policor dhe mori sendet e tij, “duke shprehur falënderim për gjestin e fëmijës si dhe për angazhimin e Policisë së Kosovës”.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit