Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit.

Një nga emrat që ka lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e rock-ut shqiptar do të performojë në Prizren Rock & Blues Festival, duke sjellë një mbrëmje të mbushur me energji, nostalgji dhe emocione të veçanta.

I formuar në fund të viteve ’80, Telex u shqua për tingullin e tij autentik rock dhe tekstet që prekën breza të tërë dëgjuesish. Në një periudhë kur muzika rock në Kosovë po merrte hov, Telex u bë një nga grupet më të dashura të skenës, duke ndërtuar një identitet të veçantë dhe një bazë besnike adhuruesish.

Zëri karakteristik i Sejat Jakupit u bë një nga elementet më të dallueshme të bendit, duke e kthyer atë në një figurë të njohur të rock-ut shqiptar.

Prizren Rock & Blues Festival, publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë sërish live këngët që kanë shoqëruar dekada të tëra, duke rikthyer atmosferën dhe emocionet e një periudhe të rëndësishme të muzikës rock në vend.

Ky rikthim i shumëpritur pritet të jetë një nga momentet kulmore të festivalit, duke bashkuar adhuruesit e hershëm të bendit me brezat e rinj që do të kenë rastin ta përjetojnë nga afër energjinë e Telex në skenë./Klankosova.tv/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit