Vizita e sulmuesit prizrenas u shndërrua në një ngjarje të veçantë për fëmijët, të cilët e pritën me entuziazëm dhe duartrokitje të shumta.

Interesimi i madh i nxënësve për të takuar yllin e futbollit krijoi edhe grumbullime të konsiderueshme në ambientet e shkollës. Megjithatë, Muriqi u tregua i afërt me ta, duke ndarë autografe dhe duke realizuar fotografi me dhjetëra fëmijë që dëshironin të ruanin një kujtim nga ky takim, transmeton Klankosova.tv.
Sulmuesi i Kosovës, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Mallorcës në Spanjë, vazhdon të mbetet një nga emrat më të komentuar në futbollin kosovar.

Së fundmi, ai është përfolur për një transferim të mundshëm te gjiganti turk Fenerbahçe.
Takimi i Vedat Muriqit me nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu” u vlerësua si një moment i veçantë dhe frymëzues, duke u dhuruar fëmijëve një përvojë të paharrueshme pranë njërit prej sportistëve më të suksesshëm shqiptarë.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
