Komuna e Malishevës dhe MAPL financojnë ndërtimin e kanalizimit Banjë-Bellanicë

MalishevaKomuna e Malishevës dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, në bashkëfinancimin në projektin e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit Banjë-Bellanicë.

Projekti, është vazhdim i ndërtimit të rrjetit kryesor të kolektorit të ujërave të zeza, që parashihet të lidhen rreth tetëdhjetë përqind të fshatrave të Malishevës.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, ky projekt kap një shumë prej 146 584 euro, ku sipas marrëveshjes, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) merr përgjegjësinë e financimit të pjesë më të madhe të projektit, në vlerë prej 100 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër prej 46 584 euro, do të financohet nga Komuna e Malishevës.

Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza, është njëri prej projekteve më të mëdha që është duke u realizuar dhe ka një shtrirje të gjatë nga lindja në perëndim të Malishevës, përkatësisht nga fshati Temeqinë, deri në fshatin Bubël, ku pjesa më e madhe e këtij kolektori, tashmë është ndërtuar, ndërsa në këtë rrjet të kanalizimit, pritet të lidhen shumica e fshatrave të Malishevës, që kanë rënie në kolektorin, i cili shtrihet përreth lumit Mirusha./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit