Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), ka nisur zyrtarisht fushata e dezinsektimit të zonave endemike në Komunën e Malishevës. Ky proces synon parandalimin e kontaktit me rriqra, të cilët janë bartësit kryesorë të virusit të EHKK.

Për të parë mbarëvajtjen e punimeve në terren, procesin e ka vizituar kryetari i komunës, Ekrem Kastrati, i shoqëruar nga zyrtarët e shtabit emergjent. Kastrati vlerësoi punën e të gjithëve që janë të angazhuar dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të Strategjisë Nacionale për parandalimin e EHKK-së.
“Jemi të përkushtuar maksimalisht për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë. Falënderoj të gjithë ata që janë të angazhuar në këto fushata dhe u bëj thirrje banorëve që të vazhdojnë të zbatojnë masat mbrojtëse me kujdes të shtuar”, u shpreh Kastrati.
Dezinsektimi është vetëm një nga hallkat e planit operativ, apo strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK. Paraprakisht janë zhvilluar edhe fushatë e gjerë e vetëdijesimit, pastaj repelimi i kafshëve dhe në vazhdimësi bëhet trajtimi i rasteve të thumbimeve nga rriqrat.
Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me EHKK, ju bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjeve në natyrë dhe të lajmërohen menjëherë në qendrat mjekësore në rast të pickimeve nga rriqrat./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
