8.1 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Konfirmohet rekomandimi për liberalizim

Zëdhënsja e Komisionit Evropian, Natasha Betaud, ka konfirmuar për GazetënTribuna propozimin për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Propozim nga Komisioni tani është i pashmangshëm,” i ka thënë ajo GazetësTribuna.

Sipas Bertaud, Komisioni Evropian ende nuk e ka vendosur datën e shpalljes së propozimit për Kosovën.

“Ne ende nuk e kemi shpallur një datë për propozimin për Kosovën,” është shprehur ajo.

Përparimi i Kosovës në implementimin e udhërrëfyesin për liberalizim të vizave është diskutuar edhe javën e kaluar ndërmjet presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa./GazetaTribuna

Më Shumë

Zhduket një burrë në Prizren

Një burrë raportohet se është zhdukur në rrugën “Gjin Muzaka” në Prizren që nga 28 dhjetori i vitit të kaluar. Sipas informacioneve të Policisë në...

Uji i pijshëm ende i papërdorshëm në Studenqan dhe Dobërdëlan të Suharekës

Në njësinë e Suharekës, konkretisht në fshatrat Studenqan dhe Dobërdëlan, pas ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijes për më shumë se 48 orë,...

Lajmet e Fundit