8.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Ibrahimovic: E godita qëllimisht Azpilicueta-n

Futbollisti suedez, Zlatan Ibrahimovic, ishte bërë protagonist në ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës, të zhvilluar mes Suedisë dhe Spanjës, duke goditur nga pas, mbrojtësin spanjoll, Cezar Azpilivueta-n.

Për fat të mirë të tij, ky gjest nuk u vërejt nga gjyqtarët e VAR-it për ta ndëshkuar me të kuq Ibra-n.

Por, a e bëri qëllimisht këtë sjellje jo-sportive Ibra? Në një intervistë për “The Guardian”, 40 vjeçari shpjegoi se e kishte bërë me qëllim këtë goditje, për të cilën nuk pendohet fare.

“Qëllova nga prapa Azpilicueta-n dhe e pranoj se e bëra qëllimisht. Nuk më vjen aspak turp që ta pranoj këtë gjë, pasi ai u soll keq me një nga shokët e mi të skuadrës”, deklaroi Ibra.

Mirëpo, sulmuesi i Milan-it e pranon që ky gjest nuk ishte aspak i mirë, por ai kishte një arsye të fortë për ta bërë atë.

Ajo që bëra ishte një budallallëk, por në një mënyrë doja t’i thosha që ‘mos bëj atë veprim ndaj meje, sepse e sheh çfarë të pret”, shtoi Ibrahimovic.

“Ai nuk më bëri asgjë mua, por i bëri shokut tim të skuadrës i cili nuk reagoi. Djemtë nga Suedia janë disa 20 vjeçarë të urtë, por unë jam aty për t’i mbrojtur dhe jam mendoj që pas asaj goditjes, Cezar e kishte kuptuar gabimin e tij”, tha mes tjerash Ibrahimovic.

Sa i përket ndeshjes, Suedia e humbi atë nga Spanja me rezultat minimal 1:0, çka bëri që spanjollët të kualifikohen direkt për në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndërsa Suedia tani kualifikimin duhet ta kërkojë përmes ndeshjeve të fazës play-off, pasi që përfundoi në vendin e dytë të Grupit B.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Në parkun e lagjes “Kurilla” të Prizrenit nis instalimi i ndriçimit publik modern

Sot ka filluar instalimi i ndriçimit publik modern në parkun e lagjes “Kurilla” në Prizren. Ky projekt, i realizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike,...

MAPL kërkon të rishqyrtohet vendimi i Kuvendit të Suharekës lidhur me zhvillimin e ankandit për një pronë komunale

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Suharekës me anë të cilit parashihej dhënia e pëlqimit për zhvillimin e procedurave të ankandit publik për dhënien...

Lajmet e Fundit