8.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Kontrolle në Vërmicë, sidomos për ata që vijnë nga Italia

Familja 4-anëtareshe Qafleshi ka mbërritur të martën paradite në Kosovë nga Italia.

Ata kanë udhëtuar me veturë nga shteti tashmë i izoluar shkaku i koronavirusit, derisa me të mbërritur në pikën kufitare në Vërmicë janë kontrolluar nga ekipet mjekësore.

Rezultatet e tyre dolën negative, por ata tregojnë për gjendjen alarmante që kanë lënë pas në Itali, derisa me rekomandim të mjekëve u lejuan të kalojnë kufirin.

Mjekët të cilët janë duke kontrolluar udhëtarët thonë se është rritur numri i qytetarëve që po kthehen nga Italia në Kosovë.

Sipas tyre, ka rreth 1 muaj që ka mjekë në këtë pikë dhe që vazhdimisht janë kujdesur për udhëtarët që kanë hyrë në Kosovë.

E në Drejtorinë e Shëndetësisë në qytetin kufitar të Prizrenit, kanë thënë se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Të martën në Shqipëri numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 10, derisa rastet e para pozitive u konfirmuan më shumë se 1 javë pasi qytetarët shqiptarë erdhën nga Italia./KTV/

Nga 12 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 3 super filma të ri

Më Shumë

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Ofrohen për shitje banesa moderne në një zonë te re dhe shumë e përshtatshme për banim, me standard të lartë ndërtimi dhe kushte shumë...

Ylli pret Apoloninë

Golden Eagle Ylli do të përballet me Apoloninë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të Meshkujve, në një ndeshje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit