18.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Korenica: Duhet pritur vendimi i plotë i Kushtetueses

Fisnik Korenica-gsjpJuristi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Fisnik Korenica, ka thënë se nëse Gjykata ta ketë barazuar konceptin Grup parlamentar me konceptin Parti politike, atëherë do të kishte thellim krize politike dhe institucionale, ku mbase vetëm zgjedhjet e reja do të ishin shpëtimi.

“Duhet të pritet vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për ta parë se në cilin kontekst e kanë dekonstruktuar dhe e kanë sqaruar nocionin Grup parlamentar. Aktualisht ajo që mund të them është se vendimi për zgjedhjen e zotëri Mustafës mund të jetë rrëzuar mbi dy baza. Baza e parë është që njoftimi për themelimin e Grupit parlamentar LDK-AAK-Nisma të mos jetë bërë në mënyrën kushtetuese, kurse një gjë e tillë nëse është kështu vendimi nuk mund ta parandalojë të njëjtin Grup parlamentar që në një seancë të re ta bëjë njoftimin për themelimin e Grupit parlamentar në mënyrë kushtetuese”, ka thënë Korenica për Kohën Ditore.

“Skenari i dytë është që Gjykata ta ketë barazuar konceptin Grup parlamentar me konceptin Parti politike. Nëse e ka bërë një gjë të tillë, nëse është skenari i dytë, atëherë për LAN-in mbetet tërësisht e pamundshme që ta ketë në dorë kryetarin e Kuvendit: nëse skenari i dytë është real në vendimin e plotë të Gjykatës, Kosova do të hyjë në një krizë shumë më të madhe politike, e cila do të mundë të zgjidhej mbase vetëm me shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja”.

Kjo, sipas Korenicës, për shkak se aktualisht të dyja blloqet janë të pozicionuara tërësisht kundër njëra-tjetrës dhe është e pamundur për PDK-në që t’i ketë 61 vota për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe në të njëjtën kohë gjithashtu është e pamundur për të shkuar më tutje me zgjedhjen e Qeverisë nëse është e pamundur zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Korenica ka folur për mundësinë që Blloku LAN të nominojë kryetarin e Kuvendit, ani pse me Rregullore të Kuvendit nuk është e mundur një gjë e tillë.

Më Shumë

Pamje nga aksidenti mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës

Një aksident trafiku ndodhi sot mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës, rrugës për Carralevë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...

Stërnipi i Skënderbeut nderohet me mirënjohje nga Komuna e Malishevës

Stërnipi i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, Loris Kastrioti, është nderuar sot me mirënjohje nga Komuna e Malishevës. Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati,...

Lajmet e Fundit