Kosova humbet miqësoren ndaj Jordanisë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar humbje në stadiumin “Fadil Vokrri” në miqësoren kundër Jordanisë (0-2).

Pavarësisht largimit të përzgjedhësit Bernard Challandes, futbollistët “dardanë” nuk o këndellen as në miqësoren ndaj një kundërshtar jo edhe aq të fortë. Kosova në këtë ndeshje u drejtua nga përzgjedhësi i përkohshëm Primozh Gliha.

Në minutën e 18-të, Faisal shënoi gol nga largësia i ndihmuar edhe nga një devijim i mbrojtësit Betim Fazlij. Kosova është mundur të rikthehet në lojë, por disa raste nuk u shfrytëzuan dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-1.

Në pjesën e dytë, Koova pati iniciativën dhe regjisori shumë raste shënimi, por Vedat Muriqi, Valon Berisha e Edon Zhegrova nuk i konkretizuan. Muriqi madje e goditi edhe shtyllën, por assesi futbollistët “dardanë” nuk patën mundësi të dërgojnë topin në rrjetën e portierit kundërshtar. Në anën tjetër, Dardour realizoi edhe golin e dytë pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Në minutat shtesë, Al-Raëabdeh u ndëshkua me karton të kuq.

Kosova të dielën e zhvillon ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës kundër Greqisë në Athinë.

Më Shumë

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit