18.6 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Kosova për Lidhjen e Prizrenit: Mbrojtja e tërësisë territoriale i bashkoi shqiptarët

Historiani Parim Kosova duke folur për 143 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit ka treguar më shumë detaje historike për formimin e kësaj organizate politike dhe ushtarake.

“Sot u arrit që të shënohet 143 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e cila është formuar në një kohë që ishte jashtëzakonisht dramatike jo vetëm për hapësirën shqiptare, por edhe për Europën Juglindore dhe Europën në tërësi për shkak që jemi në shekullin e formimit të kombeve dhe shteteve-kombe. Në vitin 1856 faktori ndërkombëtar kishte kaluar krizën e parë të madhe lindore dhe kishte filluar kriza e dytë lindore e viteve 1875-1878?.

“Vorbula e luftës ruso-osmane solli situata të palakmueshme ngase Perandoria Osmane e humbi luftën në Traktatin e Shën Stefanit sipas të cilit gjysma e tokave shqiptare i takonin Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Në këto rrethana dramatike të gjithë patriotët e asaj kohe të të gjitha trevave shqiptare u tubuan në Prizren dhe formuan organizatën politike dhe ushtarake – Lidhja Shqiptare e Prizrenit”.

Ai, në Info Magazine të Klan Kosovës, tha se të gjithë akterët politikë dhe ushtarakë që u tubuan në Prizren ishin njëzëri për shkak se mund të ndodhte që Shqipëria të mos ekzistonte më.

“Mbrojtja e tërësisë territoriale i bashkoi të gjithë shqiptarët. Arritën delegatët nga e gjitha hapësira shqiptare, formuan këtë organizatë politike dhe ushtarake, vepruan në fushën diplomatike, sensibilizuan çështjen shqiptare dhe në Kongresin e Berlinit dërguan peticione dhe memorandume të ndryshme. Duhet theksuar se Lidhja Shqiptare e Prizrenit arriti që përmes veprimtarive të saj dhe luftimeve të përgjakshme që zhvilloi në mbrojtje të tërësisë territoriale shqiptare detyroi faktorin ndërkombëtar që të revidojë edhe vendimet e Kongresit të Berlinit”.

Doktori i shkencave të historisë ka deklaruar se me veprimtarinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u sensibilizua çështja shqiptare.

“Fuqitë e mëdha nuk kishin qëndrim pozitiv për shqiptarët, pasi për ta ekzistonte Perandoria Osmane dhe populli shqiptar ishte nën robërinë osmane. Me veprimtarinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u sensibilizua çështja shqiptare, kështu që të gjithë konsujt në Prizren, Manastir, Janinë, Shkup e Shkodër njoftonin çdo orë ministritë e punëve të jashtme me të gjitha ngjarjet që ishin këtu”.

Ai ka pohuar se Lidhja e Prizrenit ishte bashkimi më i madh i shqiptarëve pas Kuvendit të Lezhës.

Më Shumë

“Jam t’u vdekë unë dhe fëmijët”- letra e Shote Galicës, dhurata e Azemit dhe fundi i saj në varfëri

Shote Galica, një prej heroinave më të mëdha të kombit shqiptar dhe gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës, përfundoi jetën...

Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në...

Lajmet e Fundit