6.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Krasniqi: Librat i digjnin fashistët, por pa UÇK-në rrugët çonin vetëm në Beograd

JakupKrasniqi-shkruanIsh kryeparlamentari Jakup Krasniqi, e ka kritikuar djegien e librit të publicistit Veton Surroi sot në Ferizaj nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai thotë se një libri të keq mund t’i përgjigjesh me një libër të mirë, por asesi ta djegësh atë, pasi kështu veprohej vetëm në Gjermaninë Fashiste.

Ja postimi i plotë në Facebook i Krasniqit:

PËRGJIGJJA NDAJ LIBRIT TË KEQ, VETËM LIBRI I MIRË

Djegia e librit të Veton Suroit, “Këmbët e gjarprit” pa marrë parasysh arsyet që çuan të ky akt aspak i mirë, është asociimi më i keq i mundshëm për Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane e demokratike. Ndaj librit me të cilin mund t’i kesh 1001 arsye që mos të pajtohesh, ka vetëm një mundësi veprimi, ti përgjigjesh më libër të mirë dhe të argumentuar mirë e kurrsesi duke e bërë lajm djegien e tij. Mendimi i lirë, fjala e lirë e as shprehja e lirë, nuk mund të zhbëhen më forcën si argument. Djegia e librit, kudo që ajo ndodhë asocijon në turrën e druve të mesjetës si dhe në djegien e librave në Gjermanin Fashiste apo në vendet e tjera ku mungojnë vlerat demokratike.

Ekzistimi apo mos ekzistimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk mund as të konfirmohet e as të mohohet me një libër publicistik i kujtdo qoftë ai libër. Ekzistimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë këtyre 15/16 viteve e kanë konfirmuar dhjetëra e ndoshta qindra autorë të profileve të ndryshme të Botës perëndimore prej atyre të nivelit më të lartë të profilit politik, si zonja Albright e J. Fischer , të profilit të lartë ushtarak si Gjeneral W. Clark dhe të profileve të ndryshme shkencore e publicistike të nivelit të lartë, qoftë kur shkruajnë mirë apo në mënyrë denigruese, të gjithë e pranojnë rolin dhe ndikimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ngjarjet e fund shekullin XX. Pra mohimi i Ushtrisë Çlirimtare është më shumë se një përpjekje sizifiane. Mohimi nuk e nderon as autorin e librit në fjalë.

Sigurisht që edhe autori i librit: “Këmbët e gjarprit” e dinë se pa UCK-në, të gjitha rrugët e çonin vetëm në Beogradin e Millosheviqit jo në Prishtinën, Kryeqytetin e Kosovës së lirë!

Më Shumë

Dogana e Kosovës zbulon 1000 litra etanol në rajonin e Prizrenit – shmangie nga taksat mbi 6 mijë euro

Dogana e Kosovës njofton opinionin publik se sot, në rajonin e Prizrenit, Njësitë Antikontrabandë kanë realizuar dy raste të ndara operative, ku është zbuluar...

I dyshuari për mbi 500 kg drogë dorëzohet në polici, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari F.N., 46-vjeçar nga fshati Maqitevë i Suharekës, i cili ishte në kërkim, është dorëzuar në...

Lajmet e Fundit