Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se është herët të flitet për pozicionin që do ta ketë në zgjedhjet parlamentare. Ai ka kërkuar që këto zgjedhje të mbahen me reformë zgjedhore, e cila, sipas tij, në rast se ka vullnet politik, mund të përfundojë në muajin shkurt.
Ai ka thënë se, për shkak të mospërfundimit të reformës, është vështirë që zgjedhjet parlamentare të mbahen në qershor.
“Nuk prish punë që zgjedhjet të mbahen edhe në shtator”, ka thënë ai për Epokën e re.
Krasniqi ka ripërsëritur qëndrimin e tij se liderët janë fajtor për zvarritjen e reformës zgjedhore.