16.8 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Kritika të ashpra për Milot Rashicën nga mediat gjermane

Milot Rashica është kritikuar ashpër për paraqitjen e dobët në ndeshjen e parë për Werder Bremenin këtë sezon, saqë mediet gjermane e cilësuan si “hija e vetvetes” sulmuesin kosovar.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës i luajti minutat e parë në Bundesligë këtë sezon në barazimin e Werderit 1:1 kundër Freiburgut të shtunën, pas një lëndimi të gjatë në gju. Ai u fut në lojë në vend të Leonardo Bittencourt në minutën e 66-të, por nuk arriti të ketë kurrfarë ndikimi në lojën e Werderit dhe për më tepër u kritikua për paraqitje tejet të dobët.

Trajneri Florian Kohfeldt ia kishte thënë disa ditë pushim Rashicës për ta mbledhur mendjen nga zhgënjimi i dështimit të largimit nga klubi. Por kjo nuk i ndihmoi shumë Rashicës kur u rikthye në fushë.

“Rashica luajti 24 minuta kundër Freiburg, pasi u fut në lojë në pjesën e dytë me synim për ta bërë dallimin për Werderin, por u duk hija e vetvetes”, shkruan uebsajti i sportit Spox.de.

Rashica i kishte tetë topa në këmbë dhe i bëri dy pasime, të dyja drejt e në këmbët e kundërshtarit. Ai nuk ia doli ta driblojë asnjë lojtar, nuk e bëri asnjë gjuajtje në drejtim të portës, asnjë asist, dhe për më tepër, i humbi katër prej pesë dueleve me kundërshtarët.

Rashica nuk iu bashkua Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e tetorit, kundër Maqedonisë së Veriut në play-off për kualifikim në Euro 2020 dhe kundër Sllovenisë e Greqisë në Ligën e Kombeve.

Arsyet e mos ardhjes së tij në kampin dardan u cek lëndimi nga i cili ishte riaftësuar pasi kishte stërvitur tërë javën para ndeshjes historike që Kosova e humbi ndaj Maqedonisë së Veriut.

Drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann, kishte folur për dështimin e largimit të Rashicës nga klubi, duke e pranuar se kjo verë ka qenë e palumtur për 24-vjeçarin.

“Natyrisht se Miloti është i zhgënjyer. Por ai do të zbresë në fushë përsëri për ta përmirësuar gjendjen e vet”, kishte thënë Baumann.

Më Shumë

Mamusha nënshkruan marrëveshje prej 400 mijë eurosh me MMPHI-në për asfaltimin e rrugëve

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniç, ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjeje mirëbesimi me zëvendësministrin e MMPHI-së, Hysen Durmishi për një projekt kapital...

Ambasadori britanik uron Ditën e Goranëve: Pata një ditë fantastike në Dragash dhe Restelicë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar komunitetit goran në ditën ndërkombëtare të tyre. Në një postim në Facebook, ai ka...

Lajmet e Fundit