16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Prizren, dështon seanca ndaj të dyshuarit për kontrabandim me migrant

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca hetuese e veçantë ndaj Faton Krasniqit, i dyshuar për kontrabandim me migrant.

Shkak për dështimin e kësaj seanca, ishte mungesa e dëshmitarëve, për të cilët prokurori Mehdi Sefa, tha se ka informata nga Drejtori i Qendres së Azilit, Valon Krasniqi, se dëshmitarët kanë ikur në drejtim të panjohur.

Në seancën e kaluar prokurori Mehi Sefa e kishte paralajmruar mundësinë e ikjes së dëshmitarëve, mirëpo policia kishte deklaruar se dëshmitrët do të i sjell për sot, mirëpo  nuk kjo gjë u pamundësua, për shkaka qe dëshnmitaërt kanë ikur.

Pasi që nuk pati kushte për mbajtjen e kësaj seance, gjyqtarja procedurës paraprake, Raima Elezi, njoftoi palët se seanca nuk do të mbahet dhe e njëjta shtyhet derisa prokurori të siguron informata lidhur me vendodhjen e dëshmitarëve.

Ndryshe sipas aktvendimit për fillimin e hetimeve të datës 10.10.2020, Faton Krasniqi dyshohet se me 10.101.2020 në Vërnicë, merret me kontrabandim me migrant me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në atë mënyrë që me automjetin e markës „Shkoda” e regjistruar në firmën EXPRES taxi, shkon në Pikën kufitare në Vërmicë dhe aty pranon për të bartur me qëllim me dt. 10.10.2020 rreth orës 00:30 min. në Vërmicë i pandehuri merret me përfitimit të dobisë pasurore pesë shtetas të mitur të Sirisë me emra llfihl Hamze Adnan, Beder Akad Iltlia, Amid Ilfihl Kerim, Ezmn Amid Ilfihl, Mohmad Sali II Mohmad, të cilët kanë hyrë në territorin e Kosovës pa dokumente të identifikimit.

Me këto veprime Faton Krasniqi akuzohet se  ka kryer veprën penale kontrabandimi me migrant. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Bayern Munichu me kërkesë të fundit për Alphonso Davies

Tani ose kurrë. Siç thuhet në Gjermani, Bayern Munich i ka dhënë Alphonso Davies një javë kohë për të marrë një vendim për të...

Hovenier për masakrën e Krushës: NATO reagoi për të ndaluar gjakderdhjen

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se inaugurimi i Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, i dokumenton këtë ngjarje...

Lajmet e Fundit