Krujë, asgjesohen 350 rrënjë kanabis sativa

Policia ka asgjesuar 350 bimë narkotike kanabis sativa të mbjella në 2 parcela në territorin e fshatit Zezë në Komunën Nikel.

Asgjesimi i drogës u bë pas finalizimit të operacionit të koduar “Zeze 2015”, nga sektori Kundër Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Krujë, në kuadër të parandalimit dhe goditjeve të trafikut të drogës, transmeton oranews.

Bima narkotike kishe një gjatësi nga 20 deri në 30 centimetra. Ndërsa në cilësinë e provës materiale janë marrë monstrat e bimëve dhe sendeve të tjera, për të bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi I bimëve narkotike”

Më Shumë

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Lajmet e Fundit