17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Krushë e Vogël/ Familja e të ndjerit tash e 12 ditë në pritje të rezultatit për COVID-19

Jeton Rashkaj nga Krusha e Vogël e Prizrenit ka varrosur babanë e tij me procedura të njëjta sikur në rastet kur bëhet fjalë për të infektuar me koronavirus.

Familjes i është thënë se ai ishte vetëm i dyshuar për COVID-19 dhe ishte testuar.

Por, 12 ditë pas vdekjes, familja ende nuk ka marrë rezultatin, raporton KOHA.

Rashkaj thotë se ka kërkuar të dijë rezultatin e testimit, dhe për këtë ka shkuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por edhe në Institutin e Shëndetësisë Publike, por pa sukses.

Familjarët e të ndjerit thonë se ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje, vetëm se ditët e fundit është vizituar te mjeku familjar, më pastaj ky i fundit ka rekomanduar që të dërgohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku kishte vdekur pas 4 orëve.

Familja thotë se derisa të pranojnë rezultatin janë duke qëndruar në vetizolim.

Lidhur me këtë rast, IKSHPK-ja nuk ka kthyer përgjigje as në interesimin e televizionit.

Më Shumë

Lajmet e Fundit