11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Pse e ndërpreva seksin për një vit!

“Në mars të vitit 2018, ndalova seksin. Vendosa që për një vit të mos bëj seks apo ndonjë gjë që lidhet me të.” Francisco Navas shkruan në The Guardian se çfarë e shtyu atë të merrte këtë vendim dhe ku përfundoi më pas.

“E mora këtë vendim menjëherë pas përpjekjes sime të fundit për një lidhje, kur vajza me të cilën po takohesha u nda me mua përmes mesazheve. E meritova. Isha një dashnor hezitues dhe i turpshëm. Brutaliteti i kësaj ndarjeje më çliroi nga ngarkesat dhe kufijtë e mi emocionalë, por më bëri të kuptoj se kisha nevojë për një ndryshim të madh.

Isha 23 vjeç, jetoja në Nju-Jork dhe kisha shumë aplikacione që më lehtësonin gjetjen e partnereve seksuale. Pas disa vitesh kënaqësie, fillova të ndihesha i humbur, i trishtuar dhe i vetmuar. Kuptova se po përdorja seksin si një antidepresant. Më lejoi të ‘dal nga trupi’ për një kohë dhe më çliroi nga streset e përditshmërisë. Gjatë kësaj kënaqësie mendja ime ishte bosh. Nuk kishte asnjë shqetësim, asnjë mendim. As që mendoja për veten.

Kur ‘vetitë’ shëruese u zvogëluan, mendova se diçka duhej të ndryshonte. Abstinenca, kjo ishte zgjidhja e vetme. Kjo nuk më kishte shkuar kurrë në mendje më parë. E vetmja herë që kisha dëgjuar për abstinencën ishte në mësimet e shkollës, kur na thanë se ishte një mjet parandalimi. Unë kurrë nuk e kam folur këtë me prindërit e mi. Babai më dha një kuti me prezervativë dhe më tha t’i përdorja. Kur mbusha 12 vjeç, shihja komedi me skena seksuale. Çfarë kuptova? Personazhet meshkuj mund ta shijonin lirisht seksin sa herë të dëshironin.

Një dekadë më vonë, #metoo më detyroi të rimendoja gjithçka. Isha 23 vjeç kur lëvizja filloi të përhapet. Më bëri të pyesja veten nëse lëndova dikë, nëse isha mirë në marrëdhëniet e mia. E gjithë kjo më bëri të mendoj ndryshe. Si njeri i drejtë, kurrë nuk më është dashur të ekzaminoj seksualitetin tim. Përgjigjet për gjithçka që më shqetësonte ishin gati. Unë kam lindur për të qenë një njeri i fortë, që nuk i shpreh ndjenjat e tij. Gratë ishin një çmim. E gjithë kjo papritmas më kalonte nëpër kokë. Më duhej kohë për të menduar. Ashtu si kur e lashë duhanin, dy muajt e parë ishin të vështirë. Kam ëndërruar për seks, edhe gjatë ditës. Vazhdova të mendoja për të. Nuk dilja më nga shtëpia, kurseva disa para, flija më shumë orë dhe u bëra ‘i varur’ nga pornografia.

Për të parandaluar pyetjet tuaja, unë masturbohesha shumë. Videot pornografike më bënin shoqëri. Po sikur të isha i varur? Ndoshta, por ky ishte problemi im më i vogël. Dëshirën për takime e kisha zëvendësuar me pornografi. Disa muaj më vonë, diçka ndryshoi tek unë. Kisha urtësinë të shikoja më thellë në vetvete, të kuptoja dhimbjen time dhe të zbuloja një ndjenjë shkëputjeje dhe dëshirën për shoqëri dhe dashuri. Kuptova se femrat po i afroja si ‘mjete’ për më shumë seks dhe jo si mundësi për t’u lidhur dhe takuar një qenie tjetër.

Pas rreth 8 muajsh, kuptova se doja t’i njihja më mirë dhe jo si qëndrim për një natë. Marrëdhëniet e përkohshme nuk do të më ndihmonin me këtë. Besimi po. Pak para përfundimit të vitit tim të abstinencës, kuptova se doja të isha në një lidhje. Një e njohura ime më kërkoi të shkonim së bashku në një koncert. Ajo fjeti në shtëpinë time dhe asgjë nuk ndodhi.

Rifillimi i jetës sime të dashurisë një vit më vonë më dukej i frikshëm. Më 30 mars 2019 bëra sërish seks. Ndodhi me vajzën me të cilën jam ende, me të cilën jetoj. Është një marrëdhënie e thellë dhe e kuptueshme që na lejon të duam dhe mbështesim njëri-tjetrin.

Këtë herë unë e dija se çfarë po bëja.”/K.C/dritare.net

Më Shumë

Aktori i njohur amerikan blen 11 milionë euro shtëpi në Spanjë, do të jetë ‘komshi’ me Modricin dhe Ramosin

Aktori i njohur i Hollywoodit, Richard Gere është zhvendosur përfundimisht në Spanjë dhe kjo ka ngjallur kuriozitet rreth zgjedhjes së tij të vendbanimit në...

Arrestohen tre persona në Prizren për blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e narkotikëve

Tre person janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve. Pas një kontrolli në shtëpitë dhe...

Lajmet e Fundit