14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Kryeministri irlandez i rikthehet punës si mjek për të ndihmuar gjatë krizës së koronavirusit

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, është rikthyer në praktiken mjekësore dhe do të punojë në një turn gjatë javës, gjatë kohës së koronavirusit, ka thënë zyra e tij të dielën.

Varadkar ka punuar si mjek për 7 vjet para se ta linte profesionin për t’u bërë politikan, transmeton KOHA.

Ai në vitin 2013 ishte fshirë nga regjistri mjekësor, ndërkaq është regjistruar përsëri në mars duke ofruar shërbimin e tij.

“Shumë njerëz nga familja e tij dhe shumë miq të tij janë duke punuar në shërbimin shëndetësor. Ai ka dashur të ndihmojë sadopak”, ka thënë zëdhënësi, shkruan reuters.

Muajin e kaluar, ministri i shëndetësisë Simon Harris nisi një përpjekje për rekrutim për shërbim shëndetësor në Irland, për të trajtuar shpërthimin e koronavirusit me një mesazh të rreptë: “Vendi juaj ka nevojë për ju”.

Më Shumë

Prizreni i heshtur pas humbjes së Kosovës

Me t’u zyrtarizuar humbja e Kosovës nga Turqia, tifozët që kishin dalë për të ndjekur ndeshjen në “Shatërvan” të Prizrenit, u shpërndanë të heshtur. Aty...

Tatimi në pronë për vitin 2026 në Prizren del në pagesë – qytetarët ftohen të respektojnë afatet

Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe Zyrës së Tatimit në Pronë, ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për...

Lajmet e Fundit