4.4 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Kryetarët serbë duhet t’u përmbahen ligjeve

BajramRexhepi-ministerMinistri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se nëntë kryetarët e ri serbë, të cilët kanë dalë fitues në zgjedhjet lokale, duhet t’u përshtaten rregullave që aplikohen për të gjitha komunat në Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë se përfaqësuesit e Listës “Srpska” janë përfaqësues të qytetarëve të komunave të Kosovës.

Sipas tij, Qeveria e Republikës së Kosovës së bashku me komunitetin ndërkombëtar presin qasje konstruktive dhe bashkëpunuese nga këta përfaqësues me nivelin qendror.
Rexhepi ka vlerësuar se sabotimi nuk është në interes të askujt dhe as në interes të përfaqësuesve të Listës “Srpska”. /Epoka e re/

Më Shumë

Kandidatit për deputet të PDK-së i hiqen më shumë se 3 mijë vota vetëm në Komunën e Prizrenit

Vota për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren në zgjedhjet e 28 dhjetorit është devijuar ndjeshëm në numërimin e parë, sipas të...

Përkujtohet Prof. Dr.Sabahajdin Cena

Sot, në Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, u mbajt Akademia Përkujtimore për Prof. Dr. Sabahajdin Cenën, e organizuar nga...

Lajmet e Fundit