-1.7 C
Prizren
E martë, 18 Shkurt, 2025

Thaçi kërkon kthimin e Limajt e Krasniqit, akuzon Kadri Veselin për humbjen e zgjedhjeve

Thaci dhe VeseliRënia e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale ka tensionuar raportet midis dy shefave kryesorë të partisë më të madhe parlamentare.

Për zvogëlimin e elektoratit shefi i partisë mësohet se e ka ngritur gishtin në drejtim të zëvendësit të tij, i cili njëherësh është marrë me çështjet organizative të partisë.

Prandaj, po kërkohet që në parti të kthehen tashmë “disidentët” Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj, për të cilin rikthim në asnjë mënyrë nuk po pajtohet ish-shefi i SHIK-ut, Veseli.

Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri” brenda PDK-së, duke sqaruar se ka më shumë se dy javë që Thaçi u çon “mësit” Krasniqit e Limajt për një takim midis “miqsh”. Se Thaçi është i interesuar për kthimin dy figurave eminente të partisë e ka konfirmuar ditë më parë për media edhe zëvendësi i tij në Qeveri, Hajredin Kuçi, i cili njëherësh njihet si “krah i djathtë” i kryeministrit.

“Thaçi është pajtuar që Krasniqi e Limaj të kthehen në parti, mirëpo këtë po e kundërshton Kadri Veseli”, bën të ditur burimi i gazetës “Zëri”.

Në anën tjetër, zyrtarë të lartë të PDK-së nuk dëshirojnë të flasim nëse Thaçi e Veseli i kanë acaruar raportet. Ata madje nuk dëshirojnë t’i komentojnë as deklaratat e Kuçit për kthimin e Limajt dhe Krasniqit në parti.

Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala, i cili haptas ka kritikuar Veselin për humbjen e PDK-së në zgjedhjet lokale, deklaratën e Kuçit e vlerëson si joserioze,madje edhe fëmijërore.

“Shpresoj se kjo deklaratë e Kuçit nuk është bërë në koordinim me kreun e PDK-së, sepse është e pasinqertë. Veprimet e tilla të unifikimit brenda partisë nuk bëhen përmes studiove televizive”, tha Buzhala

Më Shumë

Nait Hasani flet për takimin e tij të fundit me Adem Jasharin

Nait Hasani në “DPT te Fidani” ka treguar se kur ishte hera e fundit që kishte takuar komandantin legjendar, Adem Jasharin. “Me Adem Jasharin jam...

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ofron mbështetje financiare për pacientët me sëmundje të rënda

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit duke u bazuar në rregulloren për subvencione ka njoftuar pacientët që vuajnë nga sëmundjet e rënda se...

Lajmet e Fundit