14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kryeziu në Malishevë: Varfërinë dhe eksodin e të rinjve po e shkakton korrupsioni

LDK Malisheve-kryeziu-morinaAnëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Eqrem Kryeziu, ka thënë të martën në Malishevë, në përmbyllje të fushatës zgjedhore, se varfëria e skajshme që po mbretëron në Kosovë dhe eksodi i të rinjve jashtë vendit po shkaktohet nga korrupsioni, i cili sipas sondazheve ndërkombëtare është 90%.

“Një ndër çështjet më shqetësuese është korrupsioni që edhe në sondazhet ndërkombëtare është cilësuar si 90%. Më lejoni që para jush të përmend 3 elementet e korrupsionit. E para është se janë duke u vjedhur paratë e buxhetit të Kosovës me miliona dhe kjo vjedhje drejtpërdrejt shkakton varfërinë dhe skamjen. E dyta, eksodi që po ndodh në Kosovë edhe pas sa viteve të lirisë, është pasoja e drejtpërdrejt e korrupsionit. E treta, si pasojë e korrupsionit, asnjë projekt ndërkombëtar nuk e ka ndërmend me ardh në Kosovë”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka thënë se flamujt e LDK-së, nëpër tubime zgjedhore po ngritën në shenjë proteste se Kosova nuk i ka punët mirë.

“Njerëzit tashmë e kanë humbur besimin në institucionet e veta, prandaj Sali Morina është këtu për t’i zhdukur këto gjëra negative që i ndodhin Malishevës dhe shumicës së komunave në Republikën e Kosovës”, ka thënë Kryeziu. Ai ka thënë se LDK është një parti e shpresës, e besimit dhe e mirëkuptimit.

“Krejt në fund më lejoni të ju bëjë thirrje ta votoni Sali Morinën për kryetar të Malishevës, ta votoni LDK-në, ta kthejmë frymën rugoviane dhe ta zhdukim këtë keqqeverisje, korrupsionin dhe çdo gjë negative që po ndodh në Republikën e Kosovës. E këtë punë mund ta bëjë vetëm LDK-ja me fitoren e saj”, ka thënë Kryeziu.

Ndërkaq, kandidat i LDK-së për kryetar të Malishevës, Sali Morina, ka thënë se programi ynë është bazuar për qeverisje në mandatin katërvjeçar dhe në vazhdimësi ka marrë të gjitha kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëv.

“Pika kryesore e programit tonë bazohet në zhvillimin ekonomik të komunës, forcimin e sektorit privat, shqyrtimin e të gjitha mundësive për krijimin e vendeve të reja të punës, përkrahjen e femrave, kujdes i veçantë do t’i kushtohet shoqërisë civile, që ajo të angazhohet për zhvillimin e komunës së Malishevës”, tha Morina.

Ai ka shtuar se në fushën e mirëqenies sociale do të kushtojmë kujdes për të gjitha grupet shoqërore, familjet dhe fëmijët e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe familjet e tyre, personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët pa prindër, invalidët e punës, veteranët e luftës etj.

“Në asnjë moment nuk do të lejojmë keqpërdorimin e asistencës social, siç po ndodh deri më tani. LDK në Malishevë do të vazhdojë të kultivojë frymën e aleancës së mirëkuptimit me qytetarët dhe do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve. Ne do të kemi në fokus krijimin e mundësive më të mira për zhvillimin e bizneseve dhe shikimin e mundësive për uljen e taksave”, tha kandidati i LDK-së për kryetar të Malishevës.

Ai ka shtuar se LDK në mandatin e ardhshëm do t’i përkrahim të gjitha aktivitetet e të rinjve, sepse rinia do të jetë prioritet i veçantë.

“Filozofia dhe koncepti ynë si parti është ndërtuar nga arkitekti i themelimit dhe reformimit të shtetit të Kosovës, nga Presidenti Historik, Ibrahim Rugova, ka thënë në fund Morina, duke i ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë për numrin 78″, tha Morina./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Real Madrid, klubi i parë me të hyra një miliard brenda një stinori

Real Madridi është bërë klubi i parë që e ka kaluar një miliardshin në të hyra. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi mbretëror përmes një...

Fitore e ngushtë: Liria mposht Prizrenin me gol të Bashës

Në një përballje miqësore në fushën e lojës, FC Liria doli fituese me rezultatin 1:0 kundër FC Prizrenit. Goli i vetëm dhe vendimtar për...

Lajmet e Fundit