9.9 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Kthimi në vete

Ragip SYLAJ

Po kthehem nga sëmundina
E nga ëndrra e çmendur për lirinë
Po kthehem nga mundimtorja
Në këngën e etjes për dashurinë

Po kthehem nga honet e mallkimit
Ku u degdisa –
Nga shkretëtira e shpresës
Nga malet e dendura me (p)lisa

Po kthehem nga udhëkryqe ankthi
Te vetja për të gjetur paqen e shenjtë
Po kthehem nga mjegullat e delirit
Për ta gjetur t’vërtetën e shtrenjtë

Po kthehem nga vërshimet e urrejtjes
Nga erërat rrënuese te kullat e ndejtjes
Po kthehem nga pllajat e thatësisë së mendimit
Nga të gjitha tronditjet e rrënimit

Po kthehem nga kënetat e mëdyshjes
Nga bimësia që lëshoi rrënjë në pabesi
Po kthehem nga tirania nënshtruese
Në truallin e lirisë me disa pakënaqësi

Po kthehem nga netët e zeza të harrimit
Po vij në mëngjeset e bardha të zgjimit
(R
23. I. 2018)

Më Shumë

Donacion nga diaspora për shkollën “17 Shkurti” në Shirokë

Një mërgimtar nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2 mijë euro për përmirësimin e kushteve në...

“Me armë në studio pas mosmarrëveshje rreth një borxhi”- Ja si ndodhi rasti ku Gjesti mbeti i arrestuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e paraburgimit për këngëtarin Besart Kelmendi i njohur...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit