8.3 C
Prizren
E diel, 18 Maj, 2025

Kurti: Bashkimi Evropian, qëllimi dhe fati ynë

“Bashkimi Evropian, qëllimi dhe fati ynë…”, ka thënë kryeministri i vendit, Albin Kurti derisa po merr pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit, shkruan Insajderi.

Në nisje të takimit në kuadër të “Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, Kurti është shprehur të hënën se Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mundësojnë sa më shumë bashkëpunim rajonal dhe “ecje më të përshpejtuar drejt BE-së që është qëllimi e fati ynë”.

Sa i përket kësaj, kryeministri Kurti tha se Kosova sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërsa ditëve në vijim do të dorëzojë listën e projekteve.

Në fund, Kurti falënderoi BE’në, SHBA’të dhe Maqedoninë e Veriut për organizimin e këtij takimi, që sipas tij do të mundësojë bashkëpunim rajonal dhe do të përshpejtojë anëtarësimin në BE.

“Pra Brukseli dhe Uashingtoni bashkë me Ballkanin Perëndimor në Shkup për rritjen ekonomike dhe jo vetëm të rajonit tonë. Vlerat e BE’së duhet të bëhen reforma tek ne, ndërkaq mbështetja e BE’së duhet të jetë edhe financiare. Plani i rritjes nënkupton 6 miliardë euro për rajonin tonë, me ç’rast sasia e mjeteve që merret varet nga punët e mira që bëjmë dhe nga performanca e suksesshme që e tregojmë. Republika e Kosovës sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërkaq ditëve në vijim do të dorëzojmë edhe listën e projekteve indikative. Sa i përket reformave, aty në qendër e kemi reformën në administratë publike dhe të menaxhimit të financave publike, ndërkaq të projekteve i kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimin, investimet në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturor. Me këtë rast, dua të falendëroj BE’në, SHBA’në dhe Maqedoninë e Veriut për këtë takim fort të rëndësishëm, i cili do të mundësojë që të ketë sa më shumë bashkëpunim rajonal por edhe ecje më të përshpejtuar drejt BE’së që është qëllimi dhe fati ynë”, tha ai.

Më Shumë

Paraburgim për të dyshuarit që i shitën armën 24-vjeçarit që u vetëvra në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dy të dyshuarve S.J., dhe D.B., për shkak të...

Të gjitha biletat për finalen Bashkimi – Trepça janë shitur, pritet atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren

Finalja e sontme ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, që do të luhet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, pritet të zhvillohet përpara një audience të...

Lajmet e Fundit