14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kurti: Do të subvencionojmë 70 për qind të pagës për gjashtë muaj për gratë që janë viktima të dhunës në familje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për fillimin e masës së re nga e cila përfitojnë gratë që janë viktima të dhunës në familje.

Kurti ka thënë se qeveria do të subvencionojë 70 për qind të pagës për gjashtë muaj me radhë.

“Ndërkaq nga sot, po e nisim edhe një masë tjetër të punësimit nga e cila do të mund të përfitojnë gratë që janë viktima të dhunës në familje. Përmes saj, qeveria do të subvencionojë 70% të pagës së të punësuarave për gjashtë muaj me radhë.” – ka shkruar Kurti në Facebook, teksa ka treguar vendimet që kanë marrë për gratë.

Shkrimi i tij:

Qeveria për gratë.

Gjatë pandemisë, bizneseve ua subvencionuam pagën për çdo punëtore grua të punësuar, ndërsa grave sipërmarrëse iu ofruam kredi investive, në mënyrë që ta kenë sa më të lehtë operimin në tregun në Kosovë.

Rreth tre mijë gra u punësuan për herë të parë, nga gjithsej pesë mijë që përfituan prej masës 1.3 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike – Mbështetja e Punësimit të Grave.

Në kuadër të skemës “Qeveria për Familjet”, nga 2377 familjet përfituese, gjysma e të punësuarve ishin gra kryefamiljare.

Deri më tani janë 190 mijë gra përfituese direkte nga shtesat për fëmijë dhe rreth 50 mijë të tjera nga shtesat për lehona. Si rezultat i drejtpërdrejtë, 90 mijë gra për herë të parë kanë hapur xhirollogari të tyre bankare. Një hap ky i rëndësishëm drejt fuqizimit dhe pavarësimit financiar të grave.

Ndërkaq nga sot, po e nisim edhe një masë tjetër të punësimit nga e cila do të mund të përfitojnë gratë që janë viktima të dhunës në familje. Përmes saj, qeveria do të subvencionojë 70% të pagës së të punësuarave për gjashtë muaj me radhë.

Si dje, si sot dhe nesër, bashkë do të vazhdojmë punën për të eliminuar pabarazitë sociale që pengojnë pavarësimin ekonomik të grave dhe vajzave. Pa barazi gjinore nuk mund të kemi barazi shoqërore. Barazia është produkt i shoqërive të zhvilluara dhe parakusht i zhvillimit të mëtejmë të shoqërisë. Sa më e vogël pabarazia, aq më i madh zhvillimi.

Më Shumë

Operacioni i Doganës dhe ATK-së në Prizren: Konfiskohen afër gjysmë milioni euro ari dhe argjend të kontrabanduar

Rreth gjysmë milioni euro ari dhe argjend pa dokumentacion janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës në qytetin e Prizrenin, pas një operacion të përbashkët...

1 mijë e 698 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve në Kosovë

1 mijë e 698 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në Kosovë.   Kështu ka bërë të ditur policia përmes statistikave të përgjithshme në raport,...

Lajmet e Fundit