8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Kurti: Kosova është e interesuar për paqe dhe siguri

Pas takimit që zhvilloi Kryeministri Albin Kurti në Doganë të Kosovës tha se është shumë i kënaqur që sot patën vizitë përmbajtësore në Doganën e Kosovës.

“Kjo vizitë është mirënjohje për udhëheqjen e Kosovës dhe secilin prej zyrtarëve që punojnë në këtë institucion, policia dhe dogana janë thelbi i sigurisë publike të shtetit tonë. E kur kjo siguri publike karakterizohen në të arritura nuk kemi se t’i mos themi se kjo vizitë nuk ka të bëjë vetëm shpreh gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të shtuar në vijim. Për gati 14% janë rritur të hyrat këtë vit krahasuar kë vitin e kaluar derisa në vitin e kaluar kemi pas sekuestrime deri 2 milionë euro këtë vit kemi 5 milionë euro”, tha ai.

Sipas tij të hyrët e gjithëmbarshme janë mbi 30%. “Edhe besueshmëria tek qytetarët për doganën e Kosovës është rritur në vitin ka qenë 18 % më e ulët. Një studim i Bankës Botërore ka treguar se koha e zhdoganimit ka përmirësim të madh e kjo është tejet e rëndësishme për investitorët e huaj dhe ekonominë e Kosovës. Zyra kombëtare e tyre nuk ka shpërfaqur asnjë. Me të gjitha këto të dhëna ne ndjejmë të siguri që jemi në një progres që mundësohet edhe mbrohet nga dogana e Republikës që mbrojnë shoqërinë tonë dhe janë pjesë themelore të sigurisë tonë”, tha ai.

Murati: Ne si qeveri jemi të përkushtuar ta mbështesim edhe më shumë doganën

Kurse Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se tu ofrojmë mbështetej këtij institucion është institucion i rëndësishëm për të hyrat e Kosovës.

“Siç e keni parë tani zënien e produkteve të kontrabanduara janë bërë çështje të përditshme kjo është mesazh për ta që provojnë te bëjnë kontrabandë dhe iu kushtojnë shumë më shtrenjtë. Kjo vërehet dhe ka rezultate konkrete. Ne si qeveri jemi të përkushtuar ta mbështesim edhe më shumë doganën dhe ti kthejmë funksionet dikur siç është puna me terminalet doganore, raporton RTKlive.

Llugagjiu: Dogana vazhdon të ketë performancë pozitive

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu tha se dogana vazhdon të ketë performancë pozitive krahasuar me vitin e kaluar. “Të hyrat e mbledhur janë 14% më shumë se vitet e kaluara. Kemi njoftuar për rezultat qe kemi për mbrojtjen e shoqërisë’, tha ai.

Kurti: MASH po përcjell me vëmendje debatin rreth mbajtjes së shamisë

Kurti ka folur edhe për çështjen e bartjes së shamisë në shkolla pas fillimit të një kampanje që kërkon ndryshimin e një udhëzimi administrativ që ndalon shaminë në shkolla. Kurti tha se as tash si kryeministër s’e ka ndërruar qëndrimin se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, por se moshën 16 vjeçare e konsiderojnë si prag.

“Ministria e Arsimit është duke e përcjellë me vëmendje shqetësimin e disa qytetarëve që e kanë nisur një fushatë për ndryshim të udhëzimit administrativ. Ne do ta kemi edhe projektligjin për liritë fetare, për komunitetet fetare që do ta sjellim në Kuvend. Por, qëndrimin e kam thënë para shumë vjetëve. Nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, duhet të jenë të lirë, por gjithashtu kam thënë se mosha 16 vjeçare është pragu. Ju e dini qëndrimin tim politik, tash jo si kryeministër i Kosovës, por si dikush që e ka thënë shumë herët. Mosha 16 vjeçare duhet të jetë prag edhe për moshën e votimit siç e kanë disa shtete të botës”, tha Kurti duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Kurti: Kosova është e interesuar për paqe dhe siguri-video

(E plotësuar, ora 09:45), Kryeministri i Kosovës, gjatë vizitës në Doganën e Kosovës, ka folur edhe për situatën e sigurisë në vend, e që sipas tij tha se Kosova është e interesuar për paqe dhe siguri dhe reagimet e Serbisë.

“Ne jemi për stabilitet afatgjatë, me shtetin tonë do ta mbrojmë demokracinë dhe sundimin e ligjit. Progresi në Kosovës duhet të mbrohet”, tha ai, raporton RTKlive.

Kurse ministri Hekuran Murati tha se Dogana do të luftojë kontrabandën. “Ka rezultate konkrete, unë dua të i falënderoj ekipin që është e angazhuar për të luftuar kontrabandën. Ne si qeveri jemi të interesuar për këtë. Tani kemi edhe terminalin e Trepçës dhe do të kemi edhe terminale të tjera. Do të shtyjmë përpara zbatimin e ligjit në çdo cep të vendit”, tha ai.

Më Shumë

Ti je për mua një krijesë e trishtë

Poezi e shkruar nga Cesare Pavese. Përktheu: Orjela Stafasani Ti je për mua një krijesë e trishtë një lule e përkohshme poezie që bash në çastin kur e...

Moti sot: I vranët e me shi, rikthehet pluhuri saharian

Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite dhe në...

Lajmet e Fundit